Koronavirusi/ Rama mbyll fasonët dhe call center-at

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nga nesër do të mbyllen edhe bizneset fasonë se bashku me call-center.

Sipas kryeministrit këto biznese do të qëndrojnë të mbyllura deri në një lajmërim të dytë të qeverisë. Në të kundërt, sipas kreut të qeverisë këto biznese do të paguajnë të gjitha kostot nëse nuk marrin përsipër që të mbrojnë punonjësit e tyre.

Kjo mase e skajshme është për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut ne territorin.

Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe Call Center që do jenë të mbyllura njësoj si të tjerat nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara te respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë dhe elementet e sigurisë për çdo punonjës.

Kur të rifillojnë aktivitetet, do të konstatohet në rast se nuk kanë kryer të gjitha detyrimet për të mbrojtur veten, punonjësit, e të gjitha familjet e kontaktet e tyre, jo vetëm që do të mbyllen por do të marrin përsipër çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është vetëm neglizhenca e tyre.

Ne do ta mundim duke qenë bashkë, duke mos e parë asnjë ndarje mes qytetarit dhe shtetit. Qytetar dhe shtet sot jemi një popull që përbëhet nga një familje”, u shpreh Rama gjatë një komunikimi në Facebook.

Të fundit

‘Sulltanesha Hyrrem’ tregon frikën më të madhe: Isha 17 vjeçe

Aktorja e njohur në rolin e Sulltaneshës Hyrrem, Meryem Uzerli, ka treguar për herë të parë fobinë e saj...

Këto shenja tregojnë se po e teproni me kafen

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën. Përfitimet e tij...

Ronaldo në Kampionatin Europian, Georgina fillon pushimet para kohe

Kristiano Ronaldo është thirrur për të përfaqësuar Portugalinë në Kampionatin Europian 2024, ndërsa gruaja e tij po shijon me sa duket pushimet para kohe. Georgina...

Protesta e opozitës para Parlamentit, ja masat që merr Policia

Opozita ka thirrur një protestë që do e zhvillojë para Parlamentit, në një kohë që do të nisë seanca plenare. Protesta është thirrur për tu...

A është më e shëndeshtme të hash vetëm?

Ushqimi në shoqëri është me i mirë për shëndetin, ul stresin dhe forcon lidhjet familjare, sipas dy studimeve të fundit të promovuar nga Barilla...

Lajme të tjera

Web TV