Koronavirusi/ Rama: Nuk pezullohet ecja në këmbë, por ndalohet …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kryeministri Rama deklaroi se do të pezullohen të gjitha aktivitetet në qendrat tregtare. Gjatë konferencës live për shtyp ai iu përgjigj disa pyetjeve:

A do pezullohet ecja në këmbë?

Nuk do ndalohet, por nuk është e këshillueshme në grup. Nuk dohet të grumbullohen nag liqeni. Ecja lejohet, por jo në grup dhe jo familjarisht. Mos të mblidhen të gjithë në Elbasan për festën e Verës. Kjo është të shkatërrojmë për një xhiro shëndetin.

Autobusat e punëtorëve?

Edhe në këtë aspekt duhen bërë dezinfektime, por flasim për më tutje jo për këto 3 ditë. Makinat që shpërndajnë ushqimore do lëvizin lirisht. Mjaft të kenë në kroskot këtë letër (leja për qarkullim).

Mbas të dielës çfarë do ndodhë?

Po dëgjoja pse nuk do të mbylleshin shkollat dhe universitetet në Britaninë e Madhe, kjo është nëj qasje. Ne do vazhdojmë me përshkallëzimin strikt. Dëgjoj ‘bëni sa më shumë teste’ por nuk është kjo ideja. Koronën do ta marrim masivisht si virus gripi. Njësoj si me virusin e gripit, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurrë e patëm apo jo sepse nuk do të ketë asnjë simptomë. Merkel tha se 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi. 20% i atyre që do të ndjejnë shqetësime, me atë duhet të merremi dhe të kemi fokus. Tek ky 20% një pjesë e kalojnë si një rrufë, pjesa tjetër mund të shkojnë në një gradë më të rëndë. Një pjesë e këtij e kalojnë edhe në shtëpi. Nuk jemi në kushtet që të bëjmë sa më shumë teste. Duhet t’i bëjmë teste atyre që kanë shqetësime. Nuk ka kufizime për fluturimet. Përveç Italise dhe Amerikës, që dje njoftoi se mbylli udhëtimet me Europën. Të gjithë ata që kanë bileta me “Air Albania” për në Itali do të kenë të rezervuar vendin kur të hapen fluturimet.

Të fundit

“Nis festa”/ Xhelal Mziu shpall fitoren dy ditë para zgjedhjeve: 4-1 për PD (VIDEO)

Xhelal Mziu, në rrjetin e tij social Facebook, ka ndarë pamje të festimeve me fishekzjarrë në fshatin Blliçë. “Nis festa...

I pari me origjinë amerikane/ Trump uron Papën e ri: Një nder i madh për vendin tonë

Presidenti Donald Trump ka shprehur urimet për kardinalin Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa Leo XIV. Në një postim në platformën e...

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku përgjigj pyetjes standarde se si...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

Lajme të tjera

Web TV