Ka shkuar në 23 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se 8 raste të reja janë konfirmuar së fundmi.
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha këto raste kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.
5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.
Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.
Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit, 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Po vazhdojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.