Jurgen Klopp, letër tifozëve: Sot futbolli s‘ka rëndësi, para jetës së njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u ka shkruar një letër tifozëve të skuadrës së tij pas situatës së vështirë të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Gjermani thekson në letër se nuk beson që mendimi i një trajneri është i rëndësishëm në këto momente, por e kupton që tifozët dëshirojnë të kenë vëmendjen e ekipit. Ndërsa shton se në këto ditë futbolli dhe ndeshjet nuk kanë rëndësi fare para jetës së njerëzve.

Letra e plotë e Jurgen Klopp: Nuk mendoj se ky është momenti kur mendimet e një trajneri futbolli duhet të jenë të rëndësishme, por e kuptoj që tifozët tanë dëshirojnë të marrin vesh nga ekipi prandaj do t’ua mundësoj këtë.

Pikësëpari, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të mbrojmë njëri-tjetrin, e kam fjalën në shoqërinë njerëzore. Kjo duhet të mbizotërojë gjithmonë në jetë, por në këto momente vlen më shumë.

E kam thënë dhe më parë që futbolli gjithmonë duket më i rëndësishmi i gjërave të pa rëndësishme. Ndërsa sot, futbolli dhe ndeshjet nuk kanë rëndësi fare. Sigurisht që nuk dëshirojmë të luajmë në një stadium bosh dhe nuk dëshirojmë pezullimin e ndeshjeve apo garave, por nëse kjo ndihmon qoftë dhe një individ të vetëm atëherë ne pranojmë pa e vënë në diskutim.

Nëse bëhet fjalë për të zgjedhur midis futbollit dhe mirëqenies së një shoqërie më të madhe, patjetër që nuk ka kontestime.

Vendimi dhe njoftimi i sotëm po zbatohen për sigurinë e njerëzve dhe pikërisht për këtë ne e mbështesim tërësisht. Kemi parë pjesëtarë të ekipeve që ndeshemi të preken nga sëmundja. Virusi ka treguar se të qenit pjesë e futbollit nuk të bën imun. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për skuadrat dhe futbollistët rivalë që janë prekur ose mund të preken në të ardhmen.

Të fundit

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV