Nepali anulon ngjitjet në malin Everest, ‘çatia e botës preket’ nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Nepalit njoftoi se do të anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

Mali Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës nga qeveria e Nepalit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Nepali fiton rreth 4 milion dollar në vit vetëm nga lejet e ngjitjes në Everest, përveç të ardhurave të tjera nga turizmi.

“Ne kemi vendosur të ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill,” tha Narayan Prasad Bidari, Sekretari i Zyrës së Kryeministrit.

Të gjitha lejet e lëshuara për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm do të anullohen.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Nepal do të karantinohen për 14 ditë.

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë, megjithëse kishte bisedime nga qeveria për të ngritur këtë shifër.

Dhe kjo nuk përfshin tarifa që paguhen zakonisht për kompanitë e udhëtimit, të cilat gjithashtu mund të shkojnë deri në dhjetëra mijëra dollarë. Nga ky vendim i qeverisë do të preken shumë biznese.

Të fundit

‘Kisha humbur shpresat’/ Egli flet pas përfundimit të “Big Brother VIP”

Egli Tako ka dhënë deklaratën e saj të parë pas përfundimit të Big Brother VIP 4, ku ka shpërndarë...

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë...

Po nxitonte për në dasmën e saj, nusja kapet duke udhëtuar me 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi...

S’donin të paguanin, 2 turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur...

Hamasi tregon pengjet, Izraeli bombardon Gazën, mbi 90 të vrarë në orët e fundit

Rripi i Gazës nuk gjen paqe as për festën e Pashkëve. Raportohet për bombardime të ndryshme nga ushtria e Izraelit. Numri i të vdekurve...

Lajme të tjera

Web TV