Shtimi i rasteve me koronavirus në futboll, pezullohet edhe Premier League-a

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse u duk si e paprekur nga virusi i rrezikshëm që është përhapur në një numër të madh vendesh të botës, por sidomos në Europë, Premier League-a ka vendosur sot që të pezullojë kampionatin deri në datë 4 prill.

Ky vendim i kampionatit më të madh të futbollit në Angli erdhi pasi nga mbrëmja e djeshme e deri më tani janë shtuar shumë rastet e personave të botës së këtij sporti që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Në orët e fundit në Angli raportohen të kenë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 trajneri i skuadrës së Arsenalit, Mikel Arteta, sulmuesi i Chelseas, Callum Hudson-Odoi, portieri  i Bournemouth, Artur Boruc dhe një lojtar i Everton, emrin e të cilit klubi në fjalë nuk ka dashur që ta bëjë publik.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka çuar në izolimin e këtyre katër klubeve ku përfshihen lojtarët dhe i gjithë stafi, duke e bërë të pamundur vijimësinë e ndeshjeve të planifikuara në kalendarin e Premier League.

Vendimi për pezullimin e kampionatit të Premier League ka ardhur pas mbylljes së garave të futbollit në Itali vendi me më shumë viktima dhe të prekur në Europë, Spanjë dhe Francë.

Ky lajm u bë publik mëngjesin e sotëm nga një komunikim me mediat e Ligës angleze që njoftoi se kjo masë është e nevojshme momentalisht, duke parë situatën në të cilën ndodhet futbolli.

Ndërkohë duhet theksuar se paraditen e sotme qeveria evropiane e futbollit, UEFA vendosi që të shtynte me një javë ndeshjet e të gjitha garave përfshirë këtu Champions e Europa League dhe kjo për shkak se shumë aktorë të botës së futbollit janë të prekur nga virusi i rëndë./Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV