FOTO+VIDEO/Koronavirusi, italianët muzikë e duartrokitje për infermierët e mjekët

Italianët kanë ndërmarrë një sërë iniciativash për të falënderuar infermierët, mjekët dhe këdo që ndodhet në krye të detyrë, për punën e palodhshme që janë duke bërë në një kohë kur të gjithë ndodhen të izoluar në shtëpi nga koronavirusi.

Pas muzikës në kor “flash mob”, qytetarët italianë të Milanos e Barit kanë dalë në dritare e ballkone rreth orën 12:00 të ditës së sotme dhe kanë duartrokitur mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që janë në frontin e parë në luftën kundër virusit të rrezikshëm.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, duke bërë që ta shpërndajnë videon e fotot./Fjala.al/