Horoskopi, 14 mars 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Nëse ju intereson dikush, përvishni mëngët! Hëna është në favorin tuaj dhe ju keni dëshirë që të jeni në qendër të vëmendjes. Sa i takon punës do të keni dëshirë për të vepruar dhe situatat paraqiten mjaft premtuese.

Demi

Kjo e shtunë do të sjellë përmirësim në dashuri në raport me ditët e tjera, sidomos gjatë pasdites. Keni nevojë për të pushuar dhe për të qenë më të qetë. Bëni kujdes me llogaritë, pasi parashikohen shumë shpenzime.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në dashuri, ndaj përfitoni pasi që nga e diela, periudha mund të mos ecë shumë mirë. Bëni kujdes ndaj tundimeve. Në punë bëni mirë të kënaqeni me atë që keni.

Gaforrja

Shmangni polemikat dhe mbani nën kontroll ankthin. Duhet të mundoheni që të sheshoni kundërshtitë e lindura javët e fundit në raportin në çift. Mundohuni që të gjeni mënyrën për të përmirësuar financat tuaja.

Luani

Në dashuri do të ketë ndonjë tension për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Duhet të mundoheni që të gjeni zgjidhjet e duhura, pasi gjatë pasdites situata do të përmirësohet. Në punë, mundohuni që të mos lodheni, pasi do e keni Venusin kundër dhe rrezikoni konfliktet.

Virgjëresha

Mundohuni që të shmangni polemikat dhe bëni kujdes nëse jetoni një histori klandestine, pasi mund të ketë probleme dhe tensione. Në punë, kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje të guximshme.

Peshorja

Dashuria do të rimarrë jetë duke nisur nga pasditja, ku do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme me njeriun e zemrës. Krahasuar me periudhën e kaluar, situata paraqitet shumë më e mirë. Në punë, do të jeni të pavendosur lidhur me ndonjë propozim apo ndryshim, ndaj reflektoni mirë.

Lexo edhe :  I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Akrepi

Mërkuri do të ketë ndikim pozitiv në dashuri, ku mundësitë do të jenë të shumta për kë është vetëm, në kërkim të shpirtit binjak. Do të keni mundësi që të përballeni me çfarëdolloj situate. Mundohuni veçse të mos lodheni shumë.

Shigjetari

Hyrja e Hënës në shenjën tuaj, do të shkaktojë emocione të bukura. Mund të ketë përmirësime sa i takon ndjenjave. Edhe në punë do të ketë të reja premtuese. Mund të bëni projekte të rëndësishme për të ardhmen, por nuk duhet të demotivoheni, nëse ka të papritura.

Bricjapi

E shtuna do të jetë pozitive sa i takon ndjenjave dhe nëse ka patur pasiguri, do arrini që ti kaloni, shkruan noa.al. Në punë mund të ketë ndonjë diskutim, ku duhet të vendosni nëse duhet të pranoni një propozim apo jo.

Ujori

Do të ndjeni një lloj lodhjeje dhe nervozizmi edhe në dashuri. Situata do të përmirësohet gjatë pasdites, sidomos në punë. Jeni në periudhë përmirësimi, pasi do të ndiheni më të gjallë.

Peshqit

Mundohuni që të mos jeni konfliktual dhe provokues, pasi mund ta pësoni. Kjo e shtunë nuk do të jetë ndër më të mirat, sa i takon ndjenjave. Ndërsa në punë, mos kini frikë të bëni ndryshime./noa.al

Të fundit

Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit,...

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider historik. Sipas tij, ai është...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Lajme të tjera

Web TV