I izoluar nga koronavirusi, Marash Kumbulla poston foto me “dashurinë” e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Marash Kumbulla ka reaguar për herë të parë pas karantinimit nga koronavirusi të gjithë skuadrës së Veronës, pjesë e së cilës është edhe ai.

Shqiptari duket se është duke i shijuar ditët e izolimit duke luajtur “Play Station”. Në një foto që ka publikuar në “Instagram”, Kumbulla përqafon pajisjen elektronike dhe u kërkon të gjithëve që të qëndrojnë brenda për ta shmangur virusin e rrezikshëm.

“E dashur ‘Play Station’, po të mos ishe ti…Nuk të kam dashur kaq shumë ndonjëherë këtë periudhë! Dhe ju sugjeroj të luani ‘Play Station’ dhe të qëndroni në shtëpi. Kjo është gjëja më e rëndësishme! Bëni çfarë dëshironi më shumë, por bëjeni në shtëpi!”-shkruan Kumbulla./Fjala.al/

Të fundit

Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka...

E dielë e freskët dhe me vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të dielë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime...

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të, triumfon Austria

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në...

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në hapësirën ajrore janë gjetur të...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Lajme të tjera

Web TV