Koronavirusi/ “Krenar për shqiponjat tona”, Meta poston foton e veçantë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që në Ditën e Verës të shkruaj disa rreshta për mjekët dhe infermierët e Shqipërisë.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Meta shprehet se është krenar për shqiponjat tona.

Presidenti ka publikuar një foto të bërë nga disa mjekë e infermierë, të cilët pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës dhe ai i ka krahasuar të gjithë personat e mjekësisë shqiptare me simbolin tonë kombëtar.

“Krenar për Shqiponjat tona! ????‍⚕”, shkruan Meta, duke i pagëzuar kështu si shqiponja mjekët dhe infermierët./Fjala.al/