Koronavirusi/ Shkencëtarët rekomandojnë pastrimin e duarve me sapun, ja pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja në masë e koronavirusit dhe shënimi i një numri të lartë viktimash nga kjo sëmundje bëri që të njerëzit të marrin në konsideratë pastrimin me patjetër të duarve me alkool.

Kjo për shkak sepse viruset mund të qëndrojnë aktivë në sipërfaqe të trupit me orë dhe ditë të tëra. Megjithatë së fundmi është bërë publik fakti se pastrimi me alkool apo edhe peceta që ka dezinfektues nuk është aq efikas sa është larja e duarve me sapun.

Pastrimi është me efikas me sapun sepse ky produkt përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipidike, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.

Bazuar në këtë fakt, sapuni ka aftësi që ta shkatërrojë me lehtësi këtë membranë lipidike dhe në këtë rast virusi zbërthehet dhe vdes apo bëhet inaktiv.

Ndërtimi i konsiston në 3 përbërës kryesorë: acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet. Në sipërfaqe, ai krijon një numër të madh të këtyre përbërësve, të cilat më pas spontanisht mblidhen duke krijuar viruse të tjera. Kur një qelizë e infektuar vdes, të gjitha viruset largohen duke tentuar të infektojnë qeliza të tjera, disa prej të cilave përfundojnë në mushkëri dhe rrugë të frymëmarrjes.

Kur kollitemi apo teshtijmë, këto copëza të viruseve dalin nga rrugët e frymëmarrjes dhe mund të përhapen deri në 10 metra në mjedisin e jashtëm. Këto copëza të vogla përfundojnë në sipërfaqe dhe thahen shumë shpejt, ndërkohë virusi qëndron aktiv. Lëkura e njerëzve është një mjedis i duhur për mbijetimin e virusit, është “organike” dhe proteinat e yndyrnat e ndodhura në qeliza të vdekura, shërbejnë si ushqim I tyre.

Lexo edhe :  Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Më pas nëse me ato duar prekni fytyrën, sytë apo hundën virusi do të hyjë brenda organizmit dhe ju do të infektoheni.

Ndaj larja e duhur e duarve me sapun është e domosdoshme, pasi sapuni përmban disa substanca yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, prandaj është efektiv në shpërbërjen e tij.

Të fundit

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Lajme të tjera

Web TV