“Qëndroni në shtëpi këtë Ditë Vere”, Kryemadhi poston foto duke hekurosur rrobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se Ditën e Verës është duke e festuar në shtëpi, duke evituar kështu kontaktin me njerëzit e tjerë për shkak të koronavirusit.

Kryemadhi ka postuar një foto në faqen e saj në “Facebook” ku shfaqet  duke hekurosur rrobat në shtëpi. Bashkë me këtë foto kryetarja e LSI-së ka përcjellë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët, ku kujton se për shkak të situatës të qëndrojmë në shtëpi  e të kujdesemi për familjen.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t'ja dalim. ?/Fjala.al/

Të fundit

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive...

Xabi Alonso i merr një titullar Bayernit kur askush nuk e priste!

Dayot Upamecano nuk është ndër lojtarët më të respektuar dhe të pëlqyer nga tifozët bavarezë, por duket se ai e sheh veten më lart...

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të palosshëm shtatë vjet me vonesë,...

Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

"Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur". Ky është mesazhi që ka dhënë sot për...

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë...

Lajme të tjera

Web TV