Zgjedhjet e 12 prillit, ja çfarë kërkojnë e ofrojnë partitë shqiptare në MV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë hartuar programet politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Në shumicën e këtyre programeve theksohet rëndësia e integrimeve euroatlantike, por edhe barazia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por edhe komuniteteve tjera, njofton agjencia e lajmeve INA.

Platforma e BDI-së parasheh respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive, integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjella me krijimin e vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë.

Objektivi programor dhe oferta politike e ASH-së dhe Alternativës ndaj qytetarëve do të jetë, funksionimi i shtetit ligjor, barazia politike, zhvillimi ekonomik, perspektiva euroatlantike, mirëqenie ekonomike, arsimi cilësor, shëndetësia, kultura, hapja e vendeve të reja të punës, forcimi i sektorit privat, parandalimi i migracionit etj.

Ndërkaq, programi i Lëvizjes BESA është bazuar në katër shtyll dhe atë Barazisë, Ekonomisë, Stabilitetit dhe ndërtimit të Ardhmërisë të sigurt.

Partia Demokratike Shqiptare në programin e saj kërkon buxhet me shpërndarje të barabartë, gjegjësisht 30 për qind për shqiptarët. Përpos kësaj PDSh kërkon edhe demokraci konsensuale dhe Parlament dydhomësh.

Të fundit

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Lajme të tjera

Web TV