Covid-19/ “Do jem në vijë të parë”, deputetja e PS i përgjigjet thirrjeve për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Bode, e cila iu bashkua thirrjes për të ndihmuar sistemin shëndetësor në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirus, tha në një lidhje telefonike për “News24” se, nëse është nevoja, do të shërbejë edhe në vijën e parë, pra në terren.

Bode, e cila është njëkohësisht edhe mjeke, tha se kjo situatë do të mund të kalohet me sukses vetëm nëse sistemin shëndetësor e ndihmojnë edhe qytetarët, duke plotësuar kushtet dhe rregullat që iu kërkohen, pra duke u vetizoluar.

“Autoritetet po menaxhojnë gjithë situatën. Do të na thërrasin sipas situatës”, tha Bode.

 

Do ishit e gatshme të ndihmonit?

Po. Unë nuk jam mjeke infeksioniste, por kam gjithë informimin që ka një mjek. Nuk do të tërhiqesha edhe nëse do të ishte nevoja për të qenë në vijën e parë, në terren, për t’i shërbyer qytetarëve.

A kemi kapacitetet e duhura për t’i bërë ballë këtij armiku të padukshëm?

Ne kemi Italinë fqinje, që ka mjekësi ekselente, sistem shëndetësor nga më të mirët, dhe ndjehet aktualisht në vështirësi. Ne duhet të bëjmë më të mirën, duhet të mos ja lëmë barrën e përballimit vetëm sistemit shëndetësor. Edhe qytetarët mund të bëjnë atë që iu kërkohet, vetizolimin, në mënyrë që kurba të mos e ketë pikun shumë të lartë. Vetëm kështu mund ta përballojmë. Ne kemi përballuar epidemi edhe më herët dhe kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë. Me ndihmën e qytetarëve kjo situatë do të kalojë me sukses.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV