Koronavirusi/Ministria e Shëndetësisë: Kush është mbi 70-vjeç, të mos…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që qytetarët që janë mbi moshën 70 vjeç, të mos dalin nga shtëpia, pasi rrezikojnë të preken nga koronavirusi.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, kjo kategori është më rrezikuara ndaj duhet të ketë kujdes, në një kohë kur numri i të prekurve ka arritur në 51, ndërsa në spitalin Infektiv janë shtruar 20 persona.

“Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:

Telefononi në numrin 127!

Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!

Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.

Qëndroni në shtëpi!

Respektoni rregullat e reja!

Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”, tha Rakacolli.

Të fundit

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Nga Mero Baze Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të...

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi, veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare dhe...

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam lindur në vitin 1988, një...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Lajme të tjera

Web TV