Nga Kirstie Brewer “BBC News”
Koronavirus e ka zhytur botën në pasiguri, dhe lajmet e vazhdueshme mbi pandeminë mund të përjetohen me tmerr nga shumë njerëz. E gjitha kjo situate, po ndikon shumë në shëndetin mendor të njerëzve, veçanërisht tek ata që bashkejetojnë vazhdimisht me ankthin dhe çrregullimet obesevivo-kompulsive (OCD).
Po si mund ta mbrojmë shëndetin tonë mendor?
Të shqetësosh mbi lajmet mbi koronavirusin është diçka e kuptueshme. Por tek disa njerëz, kjo gjë mund të ndikojë më shumë, duke shkaktuar përkeqësimin e problemeve të shëndetit mendor. Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandoi disa këshilla për mbrojtjen e shëndetit mendor të njerëzve gjatë pandemisë së koronavirusit, kjo gjë u mirëprit në mediat sociale.
Siç e shpjegon eksperti i shëndetit mendor në Angli, Niki Lidbeter, frika e të dalurit të situatës jashtë kontrollit, dhe pamundësia për të toleruar pasigurinë, janë tipare të zakonshme në çrregullimet e ankthit. Pra, në këtë situatë është e kuptueshme që shumë individë që kanë vuajtur më herët nga ankthi, do të përballen me këtë sfidë aktuale.
“Tek ata ka zënë rrënjë shumë ankth dhe shqetësim mbi të panjohurën, në pritje që diçka të ndodhë. Dhe koronavirusi shkakton aktualisht një ankth në nivelin makro”- thotë Rozi Uedherli, zëdhënëse e shoqatës bamirësise të shëndetit mendor “Mind”. Atëherë, si mund ta mbrojmë shëndetin tonë mendor?
Kufizoni leximin e lajmeve, dhe bëni kujdes me atë që lexoni
Leximi i shumë lajmeve mbi koronavirusin, shkaktoi sulme paniku tek Niku, baba i dy fëmijëve nga Kenti në Angli, që jeton tashmë në ankth. “Kur ndjehem në ankth, mendimet e mia dalin jashtë kontrollit, dhe unë filloj të mendoj për gjëra katastrofike”- thotë ai. Ndërkohë, Niku është i shqetësuar për prindërit e tij, dhe të moshuarit e tjerë që njeh.
“Kur vuaj zakonisht dal jashtë realitetit. Dhe kjo gjë nuk është në dorën time”- thotë ai. Qëndrimi larg faqeve të internetit dhe mediave sociale për një periudhë të gjatë, e ka ndihmuar atë që ta menaxhojë ankthin që ka. Ai ka gjetur ndihmë edhe nga organizatat bamirëse të shëndetit mendor, sikurse është “AnxicionUK”.
Ndërkohë, këshillohet të kufizoni sasinë e kohës që kaloni duke lexuar apo parë gjëra që nuk ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Ndoshta, mund të vendosni vetë një orar specifik se kur duhet të informoheni.
Meqënëse në rrjet qarkullojnë shumë lajme të rreme, zgjidhni që të informoheni nga burime të besueshme, siç janë qeveria dhe faqet e internetit të NHS (Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani).
Shkëputuni nga media sociale, dhe shmangini gjërat që nxisin ato
Alison është 24-vjeç, nga Mançesteri. Ajo vuan nga ankthi mbi shëndetin, dhe është e detyruar
të qëndrojë e informuar gjtë gjithë kohës, dhe të hulumtojë në internet mbi çështjen e koronavirusit. Por njëkohësisht ajo e di se media sociale, mund t’i nxisë edhe më shumë ankthin që ka.
“Një muaj më pare, po klikoja mbi disa hashtagë, ku lexova shumë informacione të paverifikuara mbi teoritë konspirative, dhe ato më shqetësuan shumë, dhe më bënë të ndjehesha e pashpresë. Ndaj nisa të qaja”- thotë ajo. Tani Alison është me e kujdesshme në zgjedhjen e fqeve që ajo klikon, teksa po shmang klikimet mbi hashtagë që flasin mbi koronavirusin. Ndërkohë, ajo po përpiqet shumë që të kalojë sa më pak kohë në mediat sociale, duke parë më tepër televizor apo duke lexuar vazhdimisht libra.
Lani duart, por mos u bëni maniakë pas këtij veprimi
Çrregullimi Obsesisvo-Kompulsiv (OCD), shoqërohet me një rritje të ndjeshme të kërkesës për mbështetje emocionale nga njerëz, frika e të cilëve është e përqendruar tek pandemia e koronavirusit. Njerëzit me çregullime të OCD, dhe lloje të tjera të ankthit, e kanë më të vështirë të dëgjojnë vazhdimisht këshillën se duhet që të lajnë duart.
Për Lilin Bejlin, autore e librit “Pse jemi të keqinj”, një libër mbi të jetuarit me OCD, frika nga ndotja ishte një aspekt i fiksimev të saj. Ajo thotë se këshillat e vazhdueshme për larjen e duarve, mund të ndikojnë negativisht tek njerëzit që janë shëruar nga ky çregullim.
“Është një situatë vërtet e vështirë, pasi tani unë duhet përsëris disa nga zakonet që i kisha shmangur. Unë po u përmbahem këshillave me rigorozitet, por është e vështirë, duke pasur parasysh se për mua, sapuni dhe dizifektanti, ishin dikur diçka e krahasueshme me një varësi”- shton ajo
Lili shprehet se për shumë njerëz që vuajnë nga OCD, të ndjerit mirë do të thotë të jesh
në gjendje të dalësh nga shtëpia. Ndaj në situatën aktuale, vetëizolimi përbën një tjetër sfidë.
“Nëse jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, kemi më shumë kohë në dispocizion, dhe mërzitja që na kap mund ta keqësojë simptomat e OCD-së”- thotë ajo.
Qëndro i lidhur me njerëzit
“Pajtohu me masat e vendosura nga autoritetet, dhe qëndro i lidhur me njerëzit që keni pranë”-thotë Uedhërli. Nëqoftëse jeni të vetëizoluar, vendosni një ekuilibër mes të pasurit një të rutine. dhe nevojës që çdo ditë duhet të jetë e ndryshme nga dita tjetër. Mund të ndodhë që të ndjeheni shumë produktiv për 2 javë. Ju mund përpiloni një listë gjërash, apo të lexoni një libër që keni dashur ta lexoni më parë.
“Mos u mbytni në një gotë ujë”
Duke qenë se duhen ende javë dhe muaj që të kalojë pandemia e koronavirusit, kemi ende shumë kohë të lirë përpara. Ndaj, ekspertët rekomandojnë të dilni sa më shumë në natyrë, dhe të merrni sa më shumë rreze dielli që të jetë e mundur. Bëni stërvitje fizike, ushqehuni mirë dhe qëndroni të hidratuar.
“AnxietyUk”, sugjeron praktikimin e teknikës “Apple”, për përballuar ankthin dhe shqetësimet.
Pranojeni krizën
Vërejeni dhe pranojeni pasigurinë që krijon kjo gjendje.
Relaksohuni
Mos reagoni si zakonisht. Më mirë mos reagoni fare:ndaluni dhe merrni frymë.
Mblidheni veten
Thuajini vetes se ky është thjeshte një shqetësim. Se nevoja për siguri nuk është e dobishme, dhe as e nevojshme. Është vetëm një mendim apo ndjesi. Mos i besoni gjithçkaje që mendoni. Mendimet nuk janë deklarata apo fakte.
Largojeni mendjen prej andej
Kjo situatë do të kalojë. Ju nuk keni nevojë që të reagoni ndaj saj.
Fokusohuni tek e tashmja
Eksploroni momentin e tanishëm, sepse tani në këtë moment, gjithçka është mirë. Vëzhgoni frymëmarrjen dhe ndjesitë që ju përçon ajo. Vështroni përtokë. Shihni përreth dhe analizoni atë që shihni, dëgjoni, prekni, apo nuhatni. Pastaj përqendrojeni vëmendjen tuaj mbi diçka tjetër:në atë që duhet të bëni, në atë që po bënit përpara se të vërenit shqetësimin, apo tek të bërit diçka tjetër.
Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al