Lufta ndaj koronavirusit/Gati testimi i vaksinave, sot dorëzohet doza e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi është duke gjunjëzuar botën dhe për këtë arsye po nevojitet gjithnjë e më shumë kura ndaj covid-19.

Kështu, shkencëtarët do të fillojnë të testojnë vaksinat ndaj koronavirusit. Sot ata do të dorëzojnë edhe dozën e parë për provën klinike.

Sipas mediave amerikane, testimi do të kryhet në 45 vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm.

“Vullnetari i parë do ta marrë vaksinën eksperimentale ditën e sotme”, tha një zyrtar amerikan, transmeton Fox News.

Nga ana tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë po financon provën klinike të vaksinave. Sipas zyrtarëve amerikanë të shëndetit publik, doi të duhet një vit deri në 18 muaj për të testuar plotësisht çdo vaksinë të mundshme.

Lidhur me pretendimet se vullnetarët mund të infektohet gjatë testimit, sipas zyrtarëve amerikanë, kjo nuk mund të ndodhë pasi vaksinat nuk e përmbajnë vetë virusin.

Me dhjetëra grupe shkencëtarësh po garojnë në të gjithë për të krijuar një vaksinë ndaj koronavirusit, pasi rastet e vdekje dhe të të prekurve po rriten me ritme shumë të shpejta.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV