Mjeku shqiptar tregon se si mund të parandalohet koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero tregon se si mund të parandalohet koronavirusi, ndërsa thekson se “në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400”.

Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur asnjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë.

As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjendja shëndetësore e tyre është  e mirë. Janë të vetizoluar”, u shpreh Pipero për Abc News.

Sipas tij, vetëm kujdesi i qytetarëve ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve mund të parandalojë koronavirusin. Ndërsa shtoi se njerëzit duhet të jenë bashkëpunues për të treguar historinë e udhëtimeve të tyre apo kontaktet që kanë pasur me persona që vijnë nga vendet e infektuara.Sa i përket rasteve ku njerëzit nuk tregojnë historinë e udhëtimit Pipero dha një mesazh duke u shprehur se të gjithë qytetarët veçanërisht ata që kanë udhëtuar dhe kanë kontakte të afërta me rrethin e ngushtë të personave të prekur, ti drejtohen 127 dhe jo spitalit.

“Duke na ekspozuar ne, do e kemi të pamundur ti japim shërbim atyre që kanë nevojë më shumë se kurrë”, theksoi ai.

“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt dhe kanë dyshime, të vetëkarantinohen pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar epideminë”, tha Pipero.

Gjithashtu ai tha se pavarësisht të panjohurave që ka ky virus është lehtësisht i shkatërrueshëm, “me ujë dhe sapun”, tha Pipero.

Lexo edhe :  "Berisha s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen"

Sa mendon se është numri real i të prekurve?

Pipero: Nëse i referohemi studimeve e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 raste të tjera, të sigurta që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400. Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmendja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar, bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi.

E përballojmë apo rrezikojmë kolapsin  e Italisë?

Pipero: Besoj që do ta përballojmë nëse qytetarët bashkëpunojnë me ne.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV