Është pezulluar pa afat koncesioni miliona eurosh i check up-it. Lajmi konfirmohet edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila duke mohuar pretendimet për anulim të koncesionit, thekson se ai është pezulluar deri në rikthimin e normalitetit.
“Check up nuk është anuluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore”, shkruan Manastirliu.
Koncesioni i Check Up nisi punën në shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar, ndërkohë që konsiderohet nga opozita si një koncesion korruptiv.