Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të infektuar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i mjekëve të Spitalit “Shefqet Ndroqi” të prekur me koronavirus ka shkuar në 6 persona.

Mjekët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.

“I sëmuri me të cilin kanë pasur kontakt mjekët aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv,” deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka treguar këtë detaj për mjekët.

NJOFTIMI

“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:

Telefononi në numrin 127!

Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!

Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.

Qëndroni në shtëpi!

Respektoni rregullat e reja!

Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!

Të fundit

“Inspektorët me një tas me akullore”, Rama tregon mesazhin e pronares së pastiçerisë

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Shkodër, kryeministri Edi Rama sot theksoi se me anë...

Historia e spiunit në zyrën e Hitlerit, si e zbuloi planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik

Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë kyçe që e ndihmoi Britaninë...

Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri

Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin...

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve...

56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit". Një 56=vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur...

Lajme të tjera

Web TV