VIDEO/ Ja si do të duken Iphone 12 dhe 12 Pro, koncepti

Lajmi më i rëndësishëm në botë tani është pandemiae koronavirusit COVID-19 që do të vazhdojë të përhapet në të gjithë globin në muajt që vijnë.

Ekzistojnë shqetësime shumë më të rëndësishme sesa lëshimi i një iphone-i të ri, por planet e iPhone 12 të Apple ende kanë një ndikim të madh në biznesin e tij dhe në bizneset e furnitorëve dhe partnerëve prodhues si dhe në fansave të Apple.

IPhone nuk është vetëm një vegël e vogël, por është në të vërtetë një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë globale.

Pas disa kohësh do të mësojmë nga vetë kompania e Apple për versionet e telefonave të rinj iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro.

Disa burime të medias së huaj “bgr” kanë hedhur dritë në konceptin e ri të iPhone 12 të Apple dhe në disa nga karakteristikat e reja kryesore që mund të shohim tek modelet e iPhone 12 dhe 12 Pro para se të jenë në raftet e dyqaneve. Për më tepër shihni videon e mëposhtëme.