“Është diamant”, De Biasi flet me superlativa për Strakoshën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni de Biasi, ka folur së fundmi në lidhje portierin e përfaqësueses Thomas Strakoshën, të cilin e ka cilësuar si pikë kyçe të ekipit të Lazios.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për radion italiane “Laziali on Air” Italiani foli me superlativa për gardianin kuqezi, duke e krahasuar me diamantet.

“Është e vështirë të thuhet se çfarë kërcimi cilësor mund të na bëj Shqipëria. Në këtë moment, futbolli bën pjesë në shoqëritë e atyre vendeve, Ballkani po vazhdon të prodhojë cilësi të shkëlqyeshme. Shqipëria? Po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante aty në mesin e talenteve të rinjë.

Sa i përket Lacios, trajneri Inzagi po tregon se mund të përfitojë më shumë sesa lojtarët që ka. Strakosha është lojtar me karakter të shkëlqyeshëm dhe disiplinë të madhe, që është ndihmuar shumë edhe nga babai i tij, që ka qenë portieri i Shqipërisë. Por ka ende hapësirë për përmirësim, të përmirësohet në aspekte jashtë portës, por padyshim tani që tani teksa jemi duke folur është tek 5 portierët më të mirë në Seria A”,-u shpreh De Biasi./Fjala.al/

Të fundit

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

“Ta harroni se do të legalizohen”/ Sot do të bëhet konfiskimi i një pallati në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të menjëhershëm për konfiskimin e një ndërtese në qytetin e Vlorës, e ndërtuar në kundërshtim me ligjin....

Dosier/ Rripi i grushtit të shtetit që revolucionarizoi Afrikën

Dhuna, në të gjitha format e saj, ka ardhur duke përcaktuar hapësirën politike të Sahelit gjatë viteve të fundit  nga Zachariah Mampilly I veshur me uniformë...

Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve...

Lajme të tjera

Web TV