Fëmijët të mërzitur në shtëpi? Gatuajini këto receta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi i mërzit fëmijët dhe jo pa të drejtë. Por në këtë situatë ushqimi mund të jetë një mënyrë e mirë se si tu ndryshoni atyre gjendjen e humorit. Më poshtë janë disa receta të thjeshta gatimi për fëmijët tuaj.

1-Kek me reçel portokalli

Përbërësit

300 gr miell

100 gr sheqer

4 kokrra vezë

230 ml kos i bardhe

100 gr gjalpë i shkrire

100 gr reçel portokalli

1 pako maja per ëmbëlsira

pak sode buke

Përgatitja

Për kek me reçel portokalli llojmë duke rrahur vezët se bashku me sheqerin. Shtojmë me pas reçelin e portokallit. I përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë edhe kosin e bardhë.

Në një enë tjetër përziejmë miellin me majanë për ëmbëlsira dhe sodën e bukës. Sitim miellin sipër vezëve dhe e trazojmë të gjithë masën. Tek ëmbëlsira hedhim edhe gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë. E trazojmë derisa të arrijmë një mase homogjene.

Masën e hedhim në një tavë të lyer gjalpë më parë dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.

Ëmbëlsira kek me reçel portokalli është gati. E lemë të ohet dhe kur e shërbejmë hedhim sipër sheqer pluhur.


2-Akullore shtëpie me çokollatë

Përbërësit

500 ml qumësht

150 gr sheqer

2 lugë gjelle sheqer pluhur

50 gr çokollatë të zezë

50 gr çokokrem Nutella

20 gr kakao pluhur

3 vezë

Pak aromë vanilje

Përgatitja

Si llim duhet të gjejmë një enë inoksi për përgatitjen e akullores në mënyrë që të futet edhe në ngrirje në frigorifer.

Marrim vezët dhe ndajmë të verdhat nga të bardhat. Këto të fundit i hedhim në një enë me 2 lugë sheqer pluhur.

Të verdhat e vezëve i hedhim në një tenxhere ku shtojmë dhe sheqerin e kakaon pluhur. I trazojmë mirë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e trazuar në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë edhe aromën e vaniljes. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.

Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa të llojë të marrë valë. Fikim zjarrin dhe lemë masën e përgatitur të qetësohet.

Ndërkohë shkrijmë në banjomaria çokollatën. Kur kjo të jetë shkrirë, shtojmë çokokremin (Nutella). I bashkojmë mirë dhe i hedhim në tenxheren ku kemi përgatitur më parë masën me kakao. I trazojmë mirë së bashku.

Të bardhat e vezëve të cilat i bashkuam me sheqerin pluhur llojmë ti rrahim duke futur enën në fillim banjomaria përreth 1 minutë e më pas i rrahim normalisht.

Lexo edhe :  HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Pasi i kemi rrahur, bashkojmë këto në tenxheren me masën e përgatitur më parë. I trazojmë mirë me ngadalë.

Masën e përgatitur e hedhim në enën e inoksit të ohtë, të cilën e kemi futur paraprakisht në frigorifer.

Akullorja duhet të rrijë të paktën për 5 orë në ngrirje. Duhet të kujtohemi që çdo 45 minuta duhet të trazojmë akulloren në mënyrë që të thyejmë kristalet e akullit që krijohen në sipërfaqe.


3-Byrek i mbushur në formë lule

Përbërësit për brumin

200 ml kos të bardhë

200 ml qumësht

2 vezë

1 lxhan vaj ulliri

1 pako maja për bukë

800 gr miell

pak kripë

pak vaj ulliri

Përbërësit për mbushjen

200 gr djathë i bardhë

100 gr gjizë

Përbërësit për lyerjen

1 vezë

50 gr djathë të grirë

Përgatitja

Fillojmë të përgatisim brumin duke hedhur miellin në një tepsi. E hapim në mes dhe hedhim pak kripë, vezët e llojmë ta përziejmë. Shtojmë me radhë vajin, qumështin e më pas kosin.

Në fund shtojmë majanë të cilën e kemi shkrirë paraprakisht me pak qumësht. E ngjeshim mirë brumin përreth 15 minuta derisa të arrijmë një masë homogjene. E vendosim brumin në tepsi dhe e lemë të pushojë përreth 30 minuta.

Pasi ka pushuar brumi, e marrim dhe e ndajmë në dy pjesë. I hapim pjesët në dy petë. Një petë e shtrojmë në tepsi ku kemi shtruar një letër furri. E mbushim petën sipër me djathin e shtypur të përzier me gjizën. E mbulojmë sipër me petën tjetër. Duhet të kemi kujdes që të puthiten mirë të dyja petët. Me një thikë llojmë të presim byrekun në katër pjesë, cdo çerek cope e ndajmë më katërsh. Do të kemi kështu gjithsej 16 copa. Duke pasur kujdes që të mos shkëputen nga tepsia, e dredhim çdo pjesë në vetvete dhe i bashkojmë dy e nga dy sikur të ishte një gërshet. Do të kemi kështu 8 gërsheta brumi. E lyejmë sipër byrekun me vezën e rrahur dhe i hedhim sipër djathin e grirë.

Vendosim tavën në furrë të nxehtë 200°C dhe e pjekim përreth 35-40 minuta, derisa të shohim që pjesa sipër ka marrë një ngjyrë të bukur të verdhë në kafe. Njerrim tavën nga furri, e lemë të ohet pak e më pas e shërbejmë.

Të fundit

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

Lajme të tjera

Web TV