Numri i të prekurve nga koronavirusi vijon të rritet edhe në Kosovë. Mëngjesin e sotëm numri i të infektuarve ka shkuar në 16-të.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin në 16.
“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.
Autoritetet qeveritare dhe shëndetësore iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.