Aksidenti në Borizanë, vdes edhe drejtuesi i ‘Audit’, Flamur Visha, 33 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Nuk qe e thënë. Edhe i plagosuri i katërt që gjendej në Audin e vdekjes ka ndërruar jetë pak çaste më parë në Spitalin Ushtarak. Mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë pasi plagët kanë qenë fatale për jetën e tij. Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me identitetin e personave që kanë humbur jetën në atë aksident tragjik, por të dhënat e para flasin se bëhet fjalë për njerëz të së njëjtës familje. Burimet e para nga vendi i ngjarjes kanë treguar detaje rrëqethëse të mënyrës se si kishte ndodhur përplasja mes mjetit veturë dhe kamionit që ka rezultuar edhe vdekjeprurës për të gjithë personat që gjendeshin në Audi.

Nga burime nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se  mjeti i viktimave e ka goditur nga pas kamionin, por duke patur parasysh atë çfarë ka ndodhur, ekspertët tregojnë se ka dyshime që kamioni të ketë frenuar e për pasojë drejtuesi i mjetit ose nuk ka patur mendjen ose nuk ia kanë mbajtur frenat. Mjeti kamion me targa të Kosovës mësohet se ka qenë duke lëvizur në drejtim të Laçit, ndërsa përplasja ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Borizanë. Ekspertët, prokurorë dhe policia gjenden në vendin e tragjedisë, ndërkohë bëhet me diej se të katër trupat gjenden në morgun e Spitalit Ushtarak.

Sipas të dhënave të para policore bëhet me dije se automjeti i aksidentit i përkiste shtetasit Flamur Visha, nga Larushku. Dyshohet se ka qenë ai personi që ka qenë në drejtim të makinës. Visha, sipas policisë, për pak ditë mbushte 33 vjeç. Ai rezulton të jetë djali i madh i një familjeje me tre fëmijë, ndërkohë që informacionet e para flasin për njerëz të të njëjtës familj që janë gjendur në mjet. Megjithatë ende nuk dihet identiteti i tri viktimave të tjera.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV