Ndonëse u dha urdhër nga kryeministri Edi Rama se çdo pensionisti do tu dërgohet në shtëpi pensioni, disa prej tyre u janë drejtuar sporteleve.
Reporteri i Gazetës Fjala ka shkrepur foto ku shihen qartë pensionistët në radhë për të marrë pensionin.
Ajo që është më shqetësuese, është fakti se në disa pika të postës u shpërndahen në dorë paratë të moshuarve.
Edhe pse janë grupmosha me e rrezikuar, të moshuarit nuk e zbatuan këshillën për të mos u shmangur në vende shumë njerëz.
Një pjesë nuk iu shmangën as rutinës së përditshme të qëndrimit në parqe apo në ambiente publike.
Në sheshin “Shtrau” shihen shumë njerëz të ulur në stola që me sa duhet nuk pyesin fare së mund të infektohen apo të infektojnë të tjerët.