Shkon në 59 numri të prekurve nga koronavirusi, 30 shtrohen te Infektivi-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri vijon të rritet duke e çuar atë në 59 të infektuar nga COVID-19.

Nga 60 raste të dyshuara me koronavirus, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa në spitalin e Infektivit qëndrojnë 30 pacientë të shtruar.

Në një njoftim për shtyp nga Eugena Tomini, përgjegjëse e departamentit të inteligjiencës epidemiologjike në ISHP theksohet  se numri të prekurve është rritur me 4 persona nga dita e djeshme, ndërsa janë shënuar dy viktima deri më tani, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja pas vdekjes së 73-vjeçares nga Durrësi.

Njoftimi: Ju informojmë për situatën e fundit të COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Lexo edhe :  Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Votoni vetëm PS dhe Edi Ramën!

Tiranë 42 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Të fundit

Befasi në Vorë! PD përmbys rezultatin! Myslim Murrizi del i pari

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë,...

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD nuk...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Zyrtare: KQZ tregon sa shqiptarë votuan më 11 maj! Ka rënie…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në...

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në...

Lajme të tjera

Web TV