66-vjeçari vdiq nga koronavirusi/Vetëm 3 veta në varrim, dezinfektohen varrezat

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit 66-vjeçari nga Lushnja i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e koronavirusit.

Në varrimin e tij kanë marrë pjesë vetëm 3 persona për të shmangur çdo grumbullim të njerëzve në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Një rast ky i pazakontë në traditën e ceremonive mortore por kujdesi për t’u mos infektuar nga koronavirusi e ka bërë të detyrueshëm një varrim të tillë.

Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.