Shënohen 7 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar totalin në 42 të infektuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje të stabilizuar, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.