A do të mbahen provimet e maturës? Ministrja jep njoftimin dhe ka tre porosi të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pas vendimit që komunikoi për shtyrjen e mbylljes së shkollave deri në 3 prill, ka dhënë tre njoftime te rendesishme per mesuesit dhe nxenesit.

Me anë të një videomesazhi, ajo u shpreh se mësimet do të vijojnë online, provimet kombëtare do të mbahen sipas planit të bërë. Ajo gjithashtu shpjegoi mënyrën si do të bëhet vlerësimi.

NJOFTIMI I MINISTRES:

“Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim”, shprehet Znj. Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.

Ndërkohë, njoftimi i dytë i Ministres Shahini lidhet me provimet kombëtare.

Ajo thekson në video-mesazh se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura.

“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani”, dhe thekson faktin se për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t’i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t’i bëjnë në fund të vitit shkollor.

Lexo edhe :  ‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Njoftimi i tretë i Ministres Shahini ka të bëjë me vlerësimin. “Edhe kjo është një pyetje që na ka ardhur si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit. Pyesin se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë, që është tani, periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia” – thotë ajo.
Ajo shprehet se: “Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia.

Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe”.

Në fund të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini e mbyll me një shënim pozitiv për të ardhmen: “Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri”, tha ajo.

Të fundit

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Lajme të tjera

Web TV