Koronavirusi/ Numri i të vdekurve në Britani po rritet më shpejt se në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina, qendra e pandemisë, nuk regjistroi ndonjë rast të ri të mërkurën për herë të parë që nga identifikimi i shpërthimit. Ndërsa gjithnjë e më shumë pacientë po shërohen, numri i rasteve aktive në vendin aziatik ra me 50% javën e kaluar.

Por në Evropë situata paraqitet shumë më ndryshe. Në Itali, megjithë masat e karantinës dhe kufizimit shoqëror, numri i rasteve u rrit me 171%, krahasuar me 300% në Francë, 500% në Spanjë, 550% në Gjermani dhe 480% në Mbretërinë e Bashkuar, duke nënkuptuar që shpërthimi vazhdon të përhapet.

Italia, pavarësisht se regjistroi shumë më pak raste të infektuar sesa në Kinë, saktësishtë 47.021 në krahasim me 80,000, ndërsa numri i vdekjeve arriti deri në 4.032, një numër më i lartë se ai i regjistruar në Kinë, 3.245.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vdekjeve nga sëmundja është dukshëm më i ulët: 177. Megjithatë, numri ditor i vdekjeve është në rritje dhe tejkalon në përqindje atë të Italisë.

Në vendin mesdhetar, numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme që nga fillimi i përhapjes së virusit u regjistrua të mërkurën, në 475 vdekje. Ndërsa të enjten u regjistruan 425, një rënie e vogël, përpara 627 të kësaj të premteje.

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në territorin britanik u identifikua pesëmbëdhjetë ditë më parë, por që nga atëherë shkalla e vdekjes është më e shpejtë se ajo italiane.

Pas mbi dhjetë vdekjeve, numri i përditshëm i viktimave në Itali filloi të rritet 35% çdo ditë, javën e kaluar ka rënë në nën 20% dhe këtë të premte ai shkoi në 46%.

Në anën tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar ka një normë ditore të rritjes së vdekjeve nga COVID-19 prej 50%, ndërsa në Spanjë është 49 për qind./The Telegraph

Të fundit

1 në 14 qytetarë është komunist, partia kineze në pushtet arrin 100 milionë anëtarë

Për herë të parë në historinë e saj, Partia Komuniste e Kinës ka tejkaluar kufirin prej 100 milionë anëtarësh,...

Trump me syze optike? Bota nuk e kishte këtë informacion për presidentin e SHBA

Presidenti Donald Trump u pa duke mbajtur syze leximi në autokolonën e tij gjatë fundjavës, një pamje e rrallë e presidentit i cili thuhet...

“Do kenë fatin e Metës”/ Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15!

Seanca e parë në GJKKO për aferën ‘Partizani’ është shtyrë ditën e sotme. Lidhur me këtë avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision...

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur, e cila përdoret shpesh nga aktivistët, gazetarët...

Elbasani, qyteti i festave tradicionale/ Bashkia promotore e jetës artistike

Nga ARTUR  AJAZI “Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”. Kështu u shpreh Gledian Llatja...

Lajme të tjera

Web TV