22-vjeçarja shqiptare e prekur me koronavirus tregon simptomat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptare 22-vjeçare që jeton në Amerikë ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Bjonda Haliti përmes disa postimeve më rrjetet sociale, ajo ka treguar dhe simptomat që ka ndjerë në ditët e para, dhe që ka nisur me një kollë të thatë.

“Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë. Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar. (Testi në fjalë është thjesht mashtrim që ka qarkulluar në masë nëpër rrjete sociale.)

Më pas doja të testohesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.

Lexo edhe :  Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

Dita e pastë: kisha dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen. Shkova tek i njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën një test. Kërkova gjithashtu të bëja një grafi dhe gjithçka rezultoi normale.Vazhdojë na vetë izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë: Kollë e lehtë, po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!

Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme“, përfundon 22-vjeçarja duke shtuar se vetë karantinimi është rekomandimi më i mirë.

Të fundit

‘Gara e egër brenda llojit’/ Ja nga dallojnë socialistët prej demokratëve në terren

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të...

“Bëjnë pazare”/ Ankohet Berisha: Media po më censuron në mënyrë barbare!

Kreydemokrati Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ , eshte ankuar se mediat po censurojne denoncimet e tij. Unë asnjë rrugë nuk e kam...

Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka refuzuar te komentojë Ilir Meten, teksa u pyet nga moderatori. Me ironi, kryeministri...

“Kemi fituar besimin e tyre”/ Rama: Brenda 2027 jemi pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj zgjerimit dhe tashmë Shqipëria ka...

Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Alba Malltezi Në Itali dhe jashtë saj, në vitin 2023, bëri bujë dhe pati shumë sukses filmi i Paola Cortellesi-t “C’e’ anche domani” (Ka kohë edhe...

Lajme të tjera

Web TV