Covid-19/Basha: Rama u jep ndërtuesve 22 mln euro. Mjekët i lë me gisht në gojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka dhënë asgjë nga buxheti i shtetit në krahasim me  paratë që  paguan ndërtuesit në Tiranë.

Në një intervistë për median shqiptare online me qendër në SHBA, ‘Nova Media’, Basha foli për situatën në vend pas shfaqjes së koronavirusit si edhe masat e marra nga qeveria, kryesisht ato për shmangien e krizës ekonomike.

Pyetje: Dëgjova dje që nga qeveria “Rama” ka paguar 20 milionë dollarë?

Lulzim Basha: 22 milionë euro janë transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në një kohë kur akoma nuk kemi një buxhet për shëndetësinë. Është njoftuar nga z. Rama para dy ditësh që buxheti do të jetë 25 milionë euro, por akoma nuk kemi detaje, akoma nuk kemi një akt formal shtetëror siç është akti normativ apo siç është vendimi përkatës per t’i dhene keto para për shëndetësinë. Mjeket, infermieret, stafi shendetesor jane ne kushte jashtezakonisht te veshtira, po perballen dite per dite me numrin ne rritje te infektuarve dhe personave qe po vuajne pasojat e infektimit, janë më të rrezikuarit. Dhe nderkohe kemi dy jave qe kerkojme te vendosin mjaftueshem fonde per te blere pajisje shendetesore; per te blere respiratore, ventilatore per pacientet, per te rritur numrin e pajisjeve testuese dhe kiteve testuese. 22 milionë euro të shqiptareve shkojne ne nje drejtim krejtesisht te panevojshem, shkojne per 4 kompani apo 4 persona dhe ky padyshim eshte nje skandal ku nuk mund te mos terhiqte vemendjen e medias dhe te mos merrte denimin me te madh.

Lexo edhe :  “Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr”/ Përfaqësuesit e PL nuk takojnë dot Ilir Metën në burg

Pyetje: Çfarë pagesash janë?

Lulzim Basha: Këto 4 pagesa jane për 4 kontrata ndërtimi, ndërkohë që ka edhe dhjetëra pagesa të tjera. Por ky nuk eshte problemi, ose je ne gjendje te jashtëzakonshme ose nuk jemi. Sepse ne qofte se u kerkojme qytetareve sakrifica te tilla, të rrinë pa punë, të mbyllin bizneset, të qe drojnë larg të dashurve të tyre, te cilat padyshim jane te nevojshme, atyre qe kane me shume, jo vetem nuk u kerkojme asnje sakrifice, por u bejme edhe pagesat te majme. Kjo nuk eshte thjesht padrejtesi, nuk eshte thjesht papergjegjshmeri, kjo eshte ne kufijte e krimit.

Pyetje: A duhej që Edi Rama të bllokonte hyrjën e njerëzve nga Italia në Shqipëri kohë më parë?

Lulzim Basha: Prej 2 shkurtit, kemi bërë thirrje që të merren masa. Për një kohë të gjatë, fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Thirrjet tona nuk janë bërë për një debat të oërditshëm politik, por për debatin e diçkaje që shkon përtej politikës së përditshme, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Sot nuk është koha për t’u marrë “pse nuk u bë në kohë dhe kush e ka përgjegjësinë”. Sot, fokusi i opozitës, PD dhe imja personalisht është të bëjmë ç’të mundemi, çfarë kemi në dorë oër të ndihmuar njëri tjetrin, për t’ia dalë mbanë dhe për te kaluar këtë të keqe të madhe.

 

Të fundit

Temperatura deri në -5 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për sot, 22 shkurt 2025

Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë...

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik. Vështirësia...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Lajme të tjera

Web TV