Covid-19/ “Duket sikur ia dalin, por pas 30 min…”, mjeku shqiptar në Itali tregon detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku anestezist reanimator shqiptar, Alban Beltoja, që punon në spitalin e Lodit të Italisë bën me dije se numri të sëmurëve në këtë  zonë është në ulje.

Beltoja ka zbuluar një detaj të ri në lidhje me koronavirusin, teksa theksoi se pacientët që janë të prekur dhe janë shtruar në spital shtrohen pa simptoma ose me më të lehta se gripi më pas për 30 minuta gjendje e tyre përkeqësohet dhe nuk marrin dot frymë, tha ai në një lidhje live më “News 24”.

Më tej mjeku shqiptar ka shtuar se nëse këta pacienrtë brenda 30 minutash nuk intubohen dhe futen në terapi intensive atëhere ata nuk ja dalin. Beltoja një apel për të gjithë qytetarët që të izolohen pasi koronavirusi ka një vdekshmëri të lartë dhe madje as të rinjtë nuk duhet të ndjehen të paprekshëm.

”Situata ajo që dëgjoni, situatë e vështirë dhe pse kam përshtypjen që raste e rënda po ngadalësohen, or ngelen prap shumë të sëmurë. Numërohen me qindra.  Numri I rritjes së të sëmurëve ka qenë më I vogël këto ditë se ditët e para.

Në Lodi ku unë jam janë mbi 1 mijë pacientël. Në Lodi janë tre spitale që po trajtojnë. Shumë nuk ja kanë dalë mbanë, shumë pacientë. Ky është diçka që nuk na inkurajon megjithatë po ecim para.

Mosha është nga më të ndryshmet, por ajo më e prekura është mbi 60 vjeç. E kisha fjalën për viktimat.

Të rinj nën 50 vjeç nuk janë shumë. Ata që paraqiten tek ne janë në gjendje të rëndë dhe duan 2-3 javë trajtim. Kjo ëshë një sëmundje e re dhe paraqitja e saj është një suprizë për ne. Të sëmurët duken sikur janë mirë kur përkeqësohen përkeqësohen brenda 30 minutash- 1 orë. Nëse nuk e intubon në këto momente, nuk e fut në terapi intensive atëhere ai nuk ja del.

Kjo është veçantina e kësaj sëmundje, nuk të lë shumë kohë për trajtim. Dua ta shpjegoj. Kuadri klinik i të sëmurëve është i larmishëm. Shumica nuk kanë shenja ose më pak se grip. Në pacientët që japin shenja klinike, që ne i shohim nga analizat e gjakut, radiografija, skaneri. Ecuria e tillë mund të jetë e tillë që kur përkeqësohen janë stabil dhe ndodh që brenda pak minutash që maksimumi për 30 minuta apo 1 orë nuk marrin dot frymë. Nuk dua të përhap panik por kjo është një sëmundje e re dhe paraqitet me shenja klinike të pazakonta. Personi që ndjehet mirë nuk ka asgjë për t’u trembur. Ata që kanë shenja klinike, paraqesin për disa ditë kollë, mund të kenë dhe bark apo të vjella. Mund të jetë në një gjendje të rënduar. Në bazë të shenjave klinike, zakonisht i sëmuri ndjen pengesë në frymëmarrje. Temperatura mund të jetë i ndryshme. Mund të ketë edhe 37.5 edhe 39 apo 40.

Lexo edhe :  Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Familjari që është i prekur që kërkon një shtrim në spital do të thotë që ka qenë në kontakt me familjarët e vet dhe automatikisht vendosen në karantinë dhe s’kanë kontakt me atë në spital. Këto janë rregullat e karantinës. Kontakti mes tyre nuk është se përfundon aty. Nëse janë mirë komunikojnë, por nëse jo atëhere vendoset në terapi intensive. Familjarëve i jepen disa herë në ditë informacion nga spitali.

Nuk është tamam kështu siç ndodh, zakonisht të sëmurët që vdesin janë të intubuar dhe nuk mund të japin mesazhe por ndodh që kur hyjnë në terapi intensive në gjendje të rënduar në atë moment disa shprehin mendimet e tyre për familjarët dhe ne ua përcjellim atyre.

Mendoj se ata që merren me këtë punë do nxjerrin përfundimet dhe konkluzionet pse ndodhi, çfarë ndodhi. Nuk e di ç’të them. Di të them vetëm që përshtypja jonë është që numri i të sëmurëve është në ulje, e për rrjedhim e atyre të rëndëve. Lajm i mirë për Lodin. Masat shtrënguese ka 2-3 javë që janë vendosur këtu. Por ky lajm nuk është dhe për zonat e tjera të Italisë. Janë prekur shumë kolegë. Kushdo që punon në spital është i riskuar nga koronavirusi.

Është frika por duhet të kemi pak më shumë kujdes. Nëse ka ende masa ekstreme për t’u marrë duhet të merren. Moshën e tretë e godet rëndë dhe ka një vdekshmëri shumë të madhe. Izolimi i banorëve të vijojë me rigorozitet, vetëm kështu ndalet përhapja e koronavirusit që ka një vdekshmëri të lartë. Disa do e kenë punën shumë keq nëse përfundojnë në terapi intensive. Të rinjtë mos ndihen të paprekshëm, duhet të kenë shumë kujdes.”- tha mjeku./Fjala.al/

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën e Carlo Ancelotti edhe në...

Lajme të tjera

Web TV