Lorenzo Sanz, ish-president i Real Madridit, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare për shkak të koronavirusit. Sanz ishte shtruar në spital pas infektimit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, Lorenzo Sanz Duran: “Babai im ka ndërruar jetë. Ai nuk e meritonte të ikte në këtë mënyrë.”
Lorenzo Sanz ishte president i Realit në vitet 1995-2000, periudhë në të cilën klubi fitoi dy herë Champions League. Ai bëri disa transferime të bujshme në Madrid duke firmosur me lojtarë të nivelit të lartë si Roberto Carlos, Clarence Seedorf dhe Davor Suker.
Në vitin 2000, Sanz humbi garën presidenciale përballë Florentino Perez, i cili vijon të jetë president i Real Madridit.