Video/ I riu shqiptar në Itali: Ky virus vret edhe të rinjtë, 46-vjeç, 36-vjeç, 23-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajron Nikolli, një i ri shqiptar i cili jeton në Bergamo, ka shpërndarë një video mesazh për të gjithë shqiptarët duke treguar situatën që është krijuar në Itali. I prekur ai këshillon të gjithë që të mos e nënvlerësojnë sitatën, pasi ky është gabimi i parë që është bërë në Itali.

I riu thotë edhe se ai është në Bergamo aty ku janë spitalet ndoshta më të mirë në botë, por nuk ka më vende në këto spitale. Shumë njerëz shkojnë për tu kuruar, por për shkak se nuk ka vend ata kthehen përsëri nëpër shtëpi.

Ai u bënë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi, pasi virusi është shumë serioz, madje ai shprehet shumë të rinjë janë nëpër spitale.

Në një video publikuar në profilin e tij në Facebook, Bajron Nikolli thotë:

“Dua të jem dëshmitar i një gjendje të jashtëzakonshme që po ndodh, këtu. Diçka që po e shikoj me sytë e mi, po me prek nga afër. Njerëzit po vdesin, po vdesin shumë një numër shumë i madh. Numrat ndoshta që shikoni nga televizori nuk janë ata janë akoma më shumë. Sepse njezërit vdesin dhe në shtëpi dhe për protokoll nuk u bëhet një test për koronavirus. Shpresoj që ju mos ta shikoni këtë gjendje. Ju lutem shumë mos u bëni gabimin që u bë këtu. E të gjithë thoshim është kot e nënvlerësuam. Ky virus vret. Harrojeni ca thonë të tjerët, jo kap të vjetrit. Ky virus vret.”

 

Të fundit

A do të ketë një Foltore të dytë?/ Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për kundërshtimin e...

Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

https://youtu.be/eQH3wLkjDhA?si=g7KHw1EVRHBhYZvi   Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe psepasojat financiare për familjet...

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e...

Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Ngjarja e fundit me policin në Vlorë nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojë të gjithë Policinë e Shtetit. Por po aq...

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin...

Lajme të tjera

Web TV