Covid-19/ Kampionatet nuk mund të mbyllen në qershor, ndryshojnë planet e UEFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, ku duket se me qindra njerëz po humbasin jetët çdo ditë ka bërë që planet e UEFA-s të ndryshojnë sërish.

Në mbledhjen e qeverisë evropiane të futbollit me 55 federatat e saj të martën e 17 marsit u vendos që çdo kampionat vendas të mbyllej në fund të qershorit, jo në fund të majit siç ishte parashikuar deri në ato moment, por tashmë duket se dhe ky afat është i pamundur për t’u arrirë.

Mediat italiane raportojnë se UEFA mund të vendosë të ulë numrin e ndeshjeve të Kupave si dhe të anulojë dritaren e qershorit për sfidat e kombëtareve. Sipas tyre, kjo është një lëvizje e detyruar, pasi situata në kontinentin e vjetër me virusin Covid-19 është e rënduar dhe ka pak gjasa të përmirësohet shumë shpejt. Kjo gjë e bën të pamundur skenarin UEFA-s që kampionatet të rifillonin dhe të mbylleshin deri më 30 qershor./Fjala.al/

Të fundit

Tragjike! Shembet çatia e një klubi nate, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e...

Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Portit të ri turistik të Durrësit. Nëpërmjet një statusi të publikuar...

PD ndez motorët elektoralë, ekipi i Chris LaCivita nis punën në shtabin e fushatës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka ndarë një foto përmes së cilës ka treguar se grupi i strategut elektoral amerikan Chris LaCivita ka nisur punën...

Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë

Uji është një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut. Të dhënat e ekspertëve tregojnë një njeriu mund të mbijetojë për...

Shpërthen vullkani ‘Kanlaon’ në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon është aktivizuar në orën 05:51 me kohën lokale. Një vullkan ka shpërthyer në Kanlaon në ishullin Negros...

Lajme të tjera

Web TV