Gideon Rahman: Kriza e koronavirusit, mund të përshpejtojë riorganizimin e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gideon Rahman, është ndoshta analisti më me ndikim gjeopolitik në planet. Çdo javë, miliona lexues lexojnë shkrimet e tij në “Financial Times”, për të zbuluar se çfarë po ndodh në korridoret e pushtetit në Uashington, Pekin apo Berlin. Tani, me gati 15.000 njerëz të vdekur nga koronavirusi, dhe me 1 miliardë njerëz në karantinë, shefi i politikës ndërkombëtare në FT paralajmëron se kjo krizë globale mund të përshpejtojë riorganizimin e botës.

Si është e mundur që një muaj e gjysmë më parë u fol për “Çernobilin” e Kinës, dhe tani të gjithë duan që ta imitojnë atë? Një ditë një koment thoshte se mund të kemi një “Çernobil” por ndoshta për Shtetet e Bashkuara…

Po, mendoj se ka të ngjarë të jetë kështu. Edhe unë lexova një artikull nga një miku im që përdor të njëjtën metaforë për Amerikën. Ai thotë se çdo gënjeshtër që themi, është një borxh ndaj së vërtetës. Dhe herët a vonë do të duhet ta shlyesh këtë borxh. Natyrisht, ai i referohet administratës Trump dhe jo Kinës. Narrativa e kësaj krize ka ndryshuar shumë shpejt.

Si e vlerësoni lëvizjen e Kinës këto muaj?

Ne duhet të ndajmë realitetin nga propaganda. Realiteti është se Kina dhe qeveria e Xi Jinping, janë pjesërisht fajtorë për koronavirusin. Ata reaguan me vonesë, dhe u përpoqën ta shtypnin

të vërtetën. Nëse do të kishin reaguar më shpejt, ndoshta do të mund ta ndalonin.

Por duhet të them se më vonë, ata morën masa më drastike, më shumë sesa do të ishte e mundur në një shoqëri demokratike. Kombinimi i një qeveri shumë autoritare dhe i ndjenjës së komunitetit, u dha mundësi atyre të zbatojnë masa të shpejta dhe efektive. Dhe kanë ndryshuar nga të qenit një katastrofë globale në një mësim në pjesën tjetër të botës.

Për më tepër, kanë arritur të bëjnë një diplomaci shumë të mirë duke dërguar ndihma dhe paisje mjekësore në Spanjë, Itali dhe vende të tjera. Por, kinezët duhet të jenë të kujdesshëm me fushatën e tyre propagandistike, me të cilën pretendojnë se virusi u shfaq në fillim në SHBA dhe jo në Kinë.

Pse?

Së pari, sepse nuk është e vërtetë. Dhe sapo e artikuluan këtë ide, Trump i dyfishoi përpjekjet e tij duke e quajtur atë virus “kinez”. Mendoj se kjo do të rrisë racizmin ndaj kinezëve në SHBA, çka do të ishte shumë e rrezikshme për pjesën tjetër të botës. Një hap i rrezikshëm, ka qenë dëbimi i gazetarëve amerikanë nga Kina. Kina po inkurajon një narrativë që tashmë po shfaqet në SHBA, që nga nisja e luftës tregtare:ne jemi shumë të varur nga Kina, ne duhet t’i kthejmë në shtëpi kompanitë tona etj.

Mendoni se mund të jemi përballë një riorganizmi gjeopolitik të botës?

Gjërat që e kanë ndryshuar vërtet botën në aspektin gjeopolitik, kanë qenë luftërat botërore. Nëse koronavirusi ka ndikimin e një lufte – me ndryshime të mëdha ekonomike, dhe një rritje të madhe të borxhit – atëherë mund të ketë një riorganizim të botës, në të njëjtën mënyrë që ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore.

A jemi përballë fundit të globalizmit ashtu siç e njohim tani, apo kjo është e ekzagjeruar të thuhet?

Ndoshta mund të jetë kështu. Por kjo varet nga projeksioni. Nëse gjejmë mrekullisht një mënyrë për ta ndalur virusin dhe për t’u rikthyer në normalitet deri në vjeshtë, them se jo. Por nëse kjo situatë vazhdon për një vit, dhe do të ketë aq shumë vdekje sa vlerëson Kolegji Mbrtëror në skenarin e rastit më të keq – 1.2 milionë njerëz vetëm në SHBA – është e pakonceptueshme të mendohet që globalizimi do të rikthehet të jetë i njëjti.

Lexo edhe :  Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Në shkrimin tuaj të fundit, ju siguroni se po bëhet gjithnjë e më e qartë se Kina po lulëzon, dhe Perëndimi është në rënie të lirë. Ose të paktën ky është mendimi dominues sot…

Kjo do të ndodhë nëse SHBA do të vuajë shumë ekonomikisht. Virusi godet qytetarët dhe e rrit polarizimin e shoqërisë. Dhe kjo ka të ngjarë që të ndodhë. Nëse kështu, brenda 2 vitesh njerëzit do të thonë se kanë nisur ta humbin respektin për Shtetet e Bashkuara në favor të Kinës. Kina do të cilësohet si vendi ku u shfaq virusi, dhe qëishte në gjendje ta mposhtte, duke e nihmuar bujarisht edhe pjesën tjetër të botës. Kështu fitohet legjitimiteti.

Por kjo është vetëm një mundësi. Është ende shumë herët. Ka mundësi që Kina të gabojë, të përballet me Amerikën dhe të rrisë urrejtjen ndaj kinezëve. Imagjinoni sikur Trump të rritë befas tarifat për Kinën në masën 50-60 për qind. Kina mbetet “fabrika” e botës, ekonomia e saj bazohet në eksporte. Nëse kjo ndodh, gjërat nuk do të jenë më të njëjta. Të gjitha parashikimet kineze do të bien:papunësi masive, shumë njerëz pa kujdes shëndetësor falas universal, protesta në rrugë …

Në një farë mënyre, gjëja e parë që i intereson Kinës, është që Evropa dhe SHBA-ja ta marrin sa më shpejt veten nga kjo situatë, pasi i duhen tregjet e tyre

Pekini nuk ka luksin të armiqësohet as me SHBA-në dhe as me BE-në. Edhe në skenarin më të mirë që mund të imagjinohet për Kinën pas kësaj krize, ajo do të vazhdojë të varet nga SHBA dhe Evropa, dhe do t’i duhet legjitimiteti i tyre. Kina druhet se ato mund të ndërpresin lidhjet tregtare në çdo kohë.

Spanja u zemërua në fillim shumë më me BE-në, për menaxhimin e dobët fillestar të krizës. A mendoni se pas krizës së koronavirusit mund të rritet euroskepticizmi në Spanjë?

Nëse qeveria nuk është në gjendje ta mnaxhojë dot koronavirusin, dhe kriza ekonomike do jetë shumë serioze, kjo gjë do të rrisë me suguri mbështetjen për partitë radikale. Po, më shumë euroscepticizëm është mëse i mundur.

Cili është problemi i vërtetë i Bashkimit Evropian? A do të ndikojë kjo krizë në ndjenjën e qytetarit të zakonshëm për efektivitetin e BE-së? Disa mund të mendojnë se nëse BE nuk është e aftë të përballojë këtë situatë, atëherë për çfarë ekziston?

Përgjatë një krize njerëzit e kthejnë kokën tek shtetet e tyre, pjesërisht pasi kanë një besnikëri më të fortë. Shteti kombëtar ka më shumë fuqi se BE-ja, zotëron shumë më shumë burime fizike, dhe mund t’i mobilizojë ato më shpejt. Buxheti i BE-së është vetëm 1 për qind i buxheteve kombëtare, dhe ajo nuk ka as ushtri apo polici.

Është fakt që BE ka shumë mangësi, por edhe kur njerëzit zhgënjehen dhe zemërohen ata kanë më shumë të ngjarë të strehohen në kufijtë e tyre kombëtare. Kjo është një periudhë shumë e rrezikshme për BE-në. Të shohim se çfarë do të bëjë Banka Qendrore Evropiane.

Si e shihni situatën në Shtetet e Bashkuara? A mundet që koronavirusi të pengojë rizgjedhjen e Trumpi për një mandat tjetër?

Republikanët po e lavdërojnë Trumpin për mënyrën se si po e menaxhon situatën. Një reagim racional pas krizës së koronavirusit, do të ishte të moszgjedhja e Donald Trumpit, por nuk jam shumë i bindur që kjo do të ndodhë. Ka një rrezik që ai ta përdorë koronavirusin, si një justifikim për t’i anuluar dhe shtyrë zgjedhjet.

Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Pakti i qyteteve të lira/ Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në Europë dhe botë janë bërë bashkë në Tiranë. Punimet e samitit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/Ja si ta përdorni

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. Analisti u shpreh...

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më...

Lajme të tjera

Web TV