Koronavirusi/ A do të shtyhen Lojërat Olimpike në Tokio?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atletët e mbarë botës i janë gëzuar këtij viti – vitit të Lojërave Olimpike, që është ngjarja më e rëndësishme e një sportisti. Këtij viti i janë gëzuar edhe njerëzit në Japoni. E tani erdhi Corona!

Stacioni hekurudhor në prefekturën japoneze Miyagi: Më shumë se 50.000 njerëz mblidhen në një vend, shumë prej tyre me maska mbi gojë. Jo, këtu nuk jepet vaksinë kundër Coronës, apo ndonjë ilaç tjetër. Këtu parakalon flaka olimpike. Mediat njoftojnë se këtu është krijuar një kolonë e gjatë 500 metra.

Të enjten e kaluar është nisur flaka olimpike në Japoni, në rrugëtimin e saj, pas ardhjes nga Greqia. Kjo flakë do të rrugëtojë deri në fillimin e Lojërave Olimpike nëpër të gjitha prefekturat e Japonisë. Pikënisja: Fukushima. Por Corona ka ndryshuar shumë ceremoni.

Komiteti Olimpik dhe OBSH

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka vendosur që Lojërat Olimpike të zhvillohen në Tokio prej 24 korrik deri me 9 gusht. Por pandemia e virusit Corona mund t’i ndryshojë të gjitha. Komiteti do të vendosë tani varësisht nga sugjerimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nëse Lojërat Olimpike do të zhvillohen në kohën e parashikuar, deklaroi kryetari i KON, Thomas Bach.

Qeveria në Japoni pohon se ata po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e Lojërave Olimpike në kohën e parashikuar. Por shumëkush mendon se këto plane nuk janë reale, për shkak të gjendjes në shumë vende të botës. Rrugët e Berlinit, Nju Jorkut, Londrës apo Parisit janë sot të zbrazëta. Manifestimet e mëdha sportive janë për momentin të paparamendueshme. “Jemi duke bërë planet alternative – planet B, C, D – me orare të ndryshme”, thuhet në komitetin organizativ.

Dëshpërimi

Organizatorët duhet të konsultohen me sportistët. Një nga kritikët nga Gjermania është edhe aktivisti dhe sportisti Max Hartung, drejtor i shoqatës së atletëve në Gjermani. Ai kërkon që kjo lojë të përfundohet dhe të merret një vendim përfundimtar për fatin e këtyre lojërave. Ai thotë se për vete ka vendosur: Në këto Lojëra Olimpike në Tokio, në kohën e parashikuar, nuk do të marr pjesë. Ai edhe vet është në karantinë vullnetare për momentin. “Kjo ma thyen zemrën, më vjen të qaj”, thotë ai.

Lexo edhe :  Arsye e çuditshme, shtyhet ndeshja e Bundesligës! Shkaktar tifozët e Eintracht

Hartung mendon se në marrjen e vendimit duhet të përfshihen edhe sportistët, të konsultohen, sepse Gjermania do të paraqitet në Tokio me 200 sportistë. Shumica prej tyre mendojnë se këto lojëra duhet të shtyhen.

Ngjashëm si Hartung mendojnë edhe sportistët Maximilian Schachmann, Nadine Apetz etjerë. Presidenti i atletëve Jürgen Kessing është i bindur se Lojërat në Tokio do të shtyhen.

Gati askush nuk stërvitet

Në kohën kur sportistët duhet të stërviteshin më së shumti për Lojërat Olimpike, ata janë të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të virusit Corona. Ka shumë prej tyre që janë madje edhe në karantinë, ndër ta edhe shumë hendbollistë gjermanë, sportistët në SHBA, Itali, Francë dhe shumë vende të tjera. Ata nuk kanë kushte normale për stërvitje, sepse shumë qendra sportive dhe pishina janë mbyllur. Edhe sportistët duhet të futen në karantinë kur shkojnë nga një vend në tjetrin.

Kampionati Evropian në futboll është shtyrë për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që tani pritet të shtyhen edhe Lojërat Olimpike në Tokio, ku pritet të marrin pjesë mbi 11.000 sportistë nga mbarë bota, por edhe qindra mijëra shikues, gazetarë dhe të tjerë. Mundësia e infektimit në fshatin olimpik është tepër e lartë, rreziku tepër i madh. Ndaj ekspertët sugjerojnë shtyrjen e këtyre Lojërave Olimpike./DW

Të fundit

Laerti dhe Valbona bëjnë thashetheme për Eglin: I mbaroi dashuria për Gjestin kaq shpejt

Laerti ka biseduar me Valbonën për rihyrjen e Eglit dhe sjelljen e saj me banorët dhe Gjestin në veçanti. Biseda...

“Do marrim 1 milion vota”/ Çupi komenton objektivin e Ramës: Kjo ka një bazë

Në takim me kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës, kryesocialisti Edi Rama theksoi se më 11 maj Partia Socialiste synon të marrë 1...

Këshilli i Ambasadorëve për Protestat në Serbi: Stabiliteti s’duhet të cenojë Demokracinë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i konsideron protestat e vazhdueshme të studentëve dhe qytetarëve serbë, të cilët me guxim po reagojnë kundër korrupsionit, autokracisë...

Vettingu/ KPA rrëzon vendimin e KPK,rikthen në detyrë prokuroren e Fierit,Violeta Shkurta

KPA rrëzon vendimin e KPK duke rikthyer në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë...

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të...

Lajme të tjera

Web TV