Spanja konsiderohet si një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Pas Italisë, ajo është vendi i dytë më i goditur nga COVID-19 ku ditën e sotme numri i viktimave ka shkuar në 2100.
Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se edhe zv/kryeministri i vendit, Calvo Soffre është prekur nga COVID-19, por është shëruar.
Në karantinë ndodhet edhe kryeministri i vendit Pedro Sánchez, pasi bashkëshortja e tij kishte takuar një person të prekur me koronavirus.