Ashtu si disa viruse të tjerë që prekin frymëmarrjen e njeriut si gripi i zakonshëm, a ekziston mundësia që koronavirusi i ri, të përhapet më pak me rritjen e temperaturave? Një studim i ri, ka zbuluar se koronavirusi i ri, i quajtur SARS-CoV-2, nuk u përhap po aq me shpejtësi në rajone më të ngrohta dhe më të lagështa të botës, sikurse ndodhi në zonat më të ftohta.
Edhe pse një analizë më e hershme, e botuar në revistën “Rrjeti i Shkencave Sociale”, është ende në shqyrtim, ajo ofron një përmbledhje të asaj që mund të presim gjatë muajve më të ngrohtë që na presin përpara. Qasim Bukhari, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets në SHBA, analizoi rastet globale të sëmundjes së shkaktuar nga virusi, COVID-19, duke zbuluar se 90 për qind e infektimeve ndodhën në zona që kanë temperature midis 3-17 gradë Celsius, dhe me një lagështi absolute prej 4-9 gram për metër kub.
Ndërkohë në vendet me një temperaturë mesatare më të madhe se 18 gradë Celcius, dhe një lagështi absolute më të madhe se 9 gramë për metër kub, numri i rasteve me COVID-19 është më pak se 6 për qind i rasteve globale. Kjo shpjegon “se deri më tani transmetimi i virusit mund të ketë qenë më i ngadaltë në klimën e lagësht e më të ngrohtë”, shkruhet në këtë studim. Një rol të veçantë mund të ketë luajtur lagështia, duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e transmetimit të COVID-19 ka ndodhur në zona relativisht më pak të lagështa.
Por kjo nuk do të thotë që kur të mbërrijë vera, distancimi social do të jetë një gjë që i përket të shkuarës, njerëzit sërish do të ulen nëpër bare apo shkojnë në koncerte ngjeshur si sardelet. Në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut dhe Evropës, efekti i lagështisë në përhapjen e koronavirusit do të jetë gati i papërfillshëm deri në qershor, kur nivelet fillojnë të rriten përtej normës 9 gr/m3.
Megjithatë, me mbi 10.000 raste të COVID-19 raportohen në rajone me temperatura mesatare 18 gradë Celcius pas 15 marsit, sesa ndikojnë temperaturat e ngrohta në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes mund të vërehet vetëm në temperatura shumë të larta.
“Prandaj ndikimi i tij do të jetë i kufizuar, të paktën në vendet e Evropës Veriore, dhe Amerikën Veriut, të cilat nuk përjetojnë temperatura të tilla të larta para ardhjes së korrikut, dhe kjo gjithashtu për një periudhë shumë të shkurtër kohore”- kanë shkruar autorët.
Prandaj shanset për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, për shkak të këtyre faktorëve mjedisorë do të jenë të kufizuara në këto zona, theksohet në stusim. “Mendoj se është e paarsyeshme, që të presim që virusi do të zhduket gjatë muajve të verës”-thotë dr.Uilliam Shafner, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt në Tenesi, që nuk ishte pjesë e studimit. “Gjithsesi, unë mendoj se mund të na japë pak shpresë”- shton ai.
Përhapja e disa viruseve të frymëmarrjes, siç janë viruset e gripit, zvogëlohet në periudhat më lagështi dhe temperaturë të lartë. Nuk është ende shumë e qartë, se përse temperatura dhe lagështia ndikojnë tek virusi i gripit apo viruse të tjera sezonale. Por Shafner mendon se kur nxirrnin ajrin jashtë disa viruse që ndodhen në pjesën e pasme të fytit tuaj dalin jashtë.
“Nëse do të merrnim një mikroskop dhe do ta shihnim atë virus, do të zbulonim se është i rrethuar nga një sferë mikroskopike prej lagështie që quhet pikëz”- thekson ai.
Kur ka një lagështi të ulët gjatë stinës së dimrit, kjo ‘sferë e lagështirës’ tenton që të avullojë, çka do të thotë që virusi mund të qëndrojë pezull në ajër për një periudhë më të gjatë kohore, pasi graviteti nuk do ta rrëzojë në tokë, shprehet më tej Shafner.
Por sipas tij, gjatë verës kur një njeri nxjerr në ajër një grimcë virale, pikat përreth nuk avullojnë, çka do të thotë që është më i rëndë dhe graviteti do të rrëzojë, pra nuk rri aq pezull në ajër sa në dimër.
Transmetimi i gripit, është në nivele shumë të ulëta gjatë verës, prandaj ne zakonisht nuk duhet të shqetësohemi për të gjatë muajv të ngrohtë të vitit. Por viruse të tjerë, siç janë llojet e koronavirusit që shkaktojnë ftohjen e zakonshme “kanë një shpërndarje sezonale që nuk është aq dramatike sa gripi” shprehet Shafner.
Eksperit thotë se ne nuk mund të varim ende shpresën tek muajt e ngrohtë dhe të lagësht për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. “Ne duhet të kemi kujdes që të shëtisim vetëm dhe në anën më me diell të rrugës”- përfundon ai.
S.T