Ekskluzive/ Gati oferta, sulmuesi i Laçit drejt klubit belg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze ka kaluar një sezon shumë të mirë me ekipin bardhezi dhe duket se kjo gjë ka rënë në sy të klubeve të huaja.

Burime për Gazetën Fjala bëjnë me dije se lojtari nigerian është duke u ndjekur me shumë vëmendje nga skuadra belge e K.V.C Westerlo, e cila luan për Kategorinë e Parë B të këtij vendi.

Më tej, po të njëjtat burime shtojnë se klubi belg pritet që shumë shpejt të vijë dhe me një ofertë zyrtare për blerjen e kartonit të sulmuesit nga skuadra e Laçit.

Kyrian Nwabueze ka qenë titullar i padiskutueshëm në 25 nga 26 ndeshje që janë zhvilluar në sezonin 2019-2020 të Superligës dhe ndër to ka shënuar plot 17 gola e ka dhënë 5 asiste, që i kanë dhënë goxha pikë kurbinasve.

Sulmuesi ndodhet tashmë në kulmin e karrierës së tij dhe ka arritur vlerën më të lartë, duke kapur shumën e 500 mijë euro, ndërsa vetëm disa muaj më parë u afrua si lojtar i lirë nga ekipi i Laçit.

Shitja e tij do ishte një ndihmë e mirë monetare, por një humbje e madhe në lojë për laçianët, të cilët momentaisht renditen të tretët në Superligë me 41 pikë./Fjala.al/

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV