Mjeku amerikan bën paralajmërimin e frikshëm. Rama: Këtë video ta shohin ata që..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit është vetëm fillimi. Ky është paralajmërimi që bën një mjek amerikan gjatë një interviste për CNN, i cili po iu shërben pacientëve të prekur nga koronavirusi në New York ndërsa më parë ka trajtuar edhe të prekur me Ebola.

Videon e tij e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama në Facebook, teksa shkruan se “New Yorku kërthiza financiare e planetit po përballet me mundësinë e një tragjedie. Këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”.

Mesazhi në video: Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një duzine të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shmë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.

Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive. Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë.

Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër Nju Jork, janë shumë të shqetësuar për këtë tani. Numri i maskave që u jepet, dissave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë.

Të fundit

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të...

I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar. Ngjarja është regjistruar...

“Mbappe lojtar i madh, por nëse luan kundër Parisit…”

Presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, i është rikthyer buzëqeshja. Ai ka plot arsye për të qenë i lumtur, sepse skuadra parisiene është...

Lajm i mirë! Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27...

“Detanta” SHBA-Kinë, arrihet marrëveshja për eksportet kineze

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord për një kornizë për të rikthyer situatën tregtare përpara vendosjes së tarifave...

Lajme të tjera

Web TV