Ndihma apo lëmoshë elektoral ? –Nga Albert Avduli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Albert Avduli

E para, kjo nuk është bamirësi.
E dyta, Kryetari bashkisë nuk është furnitori lagjes.
E treta, qytetarëve po ju jepet diçka nga gjaku i tyre.
E katërta, mos u bëni bajat.
Transparenca. . .
Listën zotërinj, në hyrje të çdo pallati, për familjet e planifikuara. Secili e lexon dhe gjykon. Mbi këtë vlerësohet ndershmëria. Administratorët vetë i keni emëruar.
E njëjta gjë në fshatra.
Apo doni t’ju puthim duart e zhytura në sapun ?

Viti 1999. Lufta e Kosovës.
Në Ballsh, si në gjithë qytetet e tjera, dislokuar qindra familje. Mallakastriotët, mbi gjithçka dallohen për patriotizëm. Përfshirë të gjithë në ndihmë të tyre.
Një pjesë e madhe ishin strehuar nëpër familje, në qytet dhe fshatra. Shumë të tjera ishin në magazinat e rezervave të shtetit në Kash dhe Povël.
Qindra të tjera kishin mbetur te salla e kinemasë dhe stacioni i trenit.
Disa herë në ditë, punonjës të bashkisë, ndërmarrjeve, arsimtarë, vullnetar, shkonin dhe shpërndanin ushqime, uji. Mjekët dislokuar në shërbim të tyre sepse kishte shumë të moshuar dhe fëmijë.
Në orë të tillë shkoja dhe unë, kur shpërndahej ushqim.
Si karafil me një fjalë. Dhe isha nja 10 vite më i ri se ky zymbyli duaroriz.
Deri sa. . . Një vakt dreke, ndërsa rregulloja kravatën e ngazëllehesha, kur fëmijëve ju lëshoja biskota, baca Musa më thirri.
(Nuk mund ta harroj atë emër).
Bir, o kryetar, banë mirë me ardh ma pak ndër na, se kur mbërrin ti, na gëzohemi që të kqyrim e na ikën uja. Krejt nginjur ndihemi.
Ironia më e mprehtë nga bisturia e kirurgut.
Kaq më tha.
Ndoshta vlen dhe sot, sikurse flaka, që ende më djeg fytyrën, kur e kujtoj.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV