Njihuni me kontinentin e paprekur ende nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston vetëm një kontinent ende i paprekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Antarktidën, ku njëzet e tetë kombe kanë instaluar baza për kërkime shkencore.

Në të gjenden 4 mijë rezidentë, përfshirë teknikë, shkencëtarë, ushtarë e mjekë, si edhe një ekspeditë italiane, vendosur në stacionin Zucchelli midis akullit të Polit të Jugut.

Në muajt e fundit ekspeditat shkencore nuk kanë pasur asnjë kontakt me pjesën tjetër të botës, kjo është arsyeja pse koronavirusi nuk është shfaqur në Antarktidë.

“Për momentin këto akuj janë vendi më i sigurt në Tokë”-u shpreh një teknik italian për Corriere della Sera, duke shtuar se janë marrë masa paraprake. “E megjithatë, mjeku në bazën tonë na dha ampula me xhel dezinfektues”-tha ai.

Mbajtja e pastër e Antarktidës nga Covid-19 është një angazhim vendimtar për të lejuar qëndrueshmërinë shkencore të njeriut në rajon: në kushte ekzistuese, trajtimi i një pacienti të sulmuar nga virusi do të ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe evakuimi i tij do të zgjaste shumë.

Por dimri po vjen. Ekspedita italiane është nisur tashmë në një udhëtim për t’u rikthyer në Itali, me një anije të Koresë së Jugut që do t’i ndalë fillimisht në Zelandë të Re. Ende nuk është vendosur se si do të vazhdojë grupi nga Zelanda e Re në Itali.

Sakaq, lajmi u komunikua nga drejtuesi i ekspeditës përmes një postimi në “Twitter”.

Fjala.al

Të fundit

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin...

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri. Në një konferencë për mediat...

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po...

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

Lajme të tjera

Web TV