Covid-19/ Basha për Ramën: T’i thërrasë mendjes, nuk zgjidhen gjërat me telefon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se Kryeministri Edi Rama duhet t’i thërras mendjes, pasi sipas tij nuk zgjidhet situata e krijuar nga koronavirusi përmes telefonit.

Në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ në “News 24”, Basha ka zbuluar se çfarë ka folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtarë.

Në radhë të parë sipas tij duhen mbyllur fasoneritë, call centers dhe fabrikat me shumë punonjës dhe me ambiente të pamjaftueshme gjë që e ka përsëritur ditë pas dite.

Më tej kreu i PD-së bën me dije se ka propozuar edhe testime masive dhe transparencë duke synyar personelin shëndetësor, polciët, bukëpjekësit dhe supërmarketet.

Ai ka kërkuar edhe që të jetë pushteti vendor ai që të gjurmojë rastet në kushtet e karantinimit të popullsisë pasi është më e lehtë në këto kushte.

”Do të vijë një ditë pasi të gjitha janë të thëna. Sot nuk është koha për të dalë përgjegjësitë. Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet.

Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim trashanik, është skandal.

E di çdo të thotë për familjet që s’ka të ardhura?

Këtu në qendër të Tiranës, që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë. Një dyqani mishi, shitësi më tha që vijnë blejnë kocka.

Konsumi do të bjerë, bëhet fjalë për dhjetëra qindra familjarë. Nuk ka kohë për të humbur. Kam dy javë që kërkoj të merren masat, nuk mund të hidhen hi syve. Kjo kushton. Edhe dje 7 milionë euro tendera për beton, vetëm këto nuk ndalen.

Lexo edhe :  "Pas burgosjes së Metës jemi më të fortë"/ PD-PL bashkë në zgjedhjet e 11 majit?

Kam kërkuar dje t’i jepet fund masave të dyfishta. Çdo masë e kemi përshëndetur. Masa për të mbrojtur shëndetin që një familjar të dalë për pazar, por është standart i dyfsihtë të mbash ende fasonet me qindra famijarë. Me 200 euro po t’i paguash 14 milionë euro të kushtojnë, shto dhe 1 milionë euro tjetër. T’i thërrasë mendjes, është vetëm përgjegjësia e tij dhe kthehen në vatra infeksioni.

Dy javë sakrifica mund të zhvlerësohen. Kjo është dallimi mes Lombardisë dhe Jugut të Italisë.

Të mërkurën ja parashtrova në Këshillin e Sigurisë. Më tha që do e shqyrtojë. E them edhe kujdesin për financat.

E para e punës ke ku t’i gjesh. 22milionë euro për beton, dhe 7 ja dhe dje. Përtej kësaj kostoja në jetë njerëzish do jetë e paparashikueshme, kurse kostoja ekonomike do jetë edhe më e madhe. Do jetë budallallëk me brirë që të kursejë sot dhe nesër të harxhojë.

Jam i shqetësuar. Nuk ka më kohë për shfaqje. Të marrë masa për të realizuar distancimin social. Ne nuk kemi bërë panik ndjellës. Çfarë duhet të presim që të bëhet masive.

Të bëhet transparenca me testimet. Ekspertët tanë duke u mbështetur tek ndërkombëtarët. Kërkova në Këshillin e Sigurisë që të ndryshohet taktika. Të bëhet testim masiv i shëndetësisë dhe i policisë apo bukëpjekësit dhe supermarkatat. Gjurmimin. Pushteti vendor këtë të bëjë. Gjurmimi në kushtet e karantinës.”- tha Basha./Fjala.al/

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV