Mbyllja e kufijve, MEPJ: Po përgatiten 120 shqiptarët e parë që do riatdhesohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se 120 shqiptarët e parë që kanë mbetur në Itali për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi po përgatiten për t’u riatdhesuar.

Në një njoftim për mediat MEJP shton se ministri Genc Cakaj po udhëton drejt vndit fqinj që t’i sjellë ata në shtëpi.

Ky operacion që ka si synim shqiptarët që kanë mbetur në shtete në ndryshme të botës do të vijojë gjatë gjithë javës.

Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Pas një pune të shkëlqyer të strukturave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrinë e Brendshme, ka nisur sot operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës që krijoi pandemia e COVID-19, me mbylljen e kufijve.

Nëpërmjet “Lasgushit” të vënë në dispozicion për kryerjen e këtij operacioni, vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po udhëton drejt Romës, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut të tyre.

Operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare./Fjala.al/

Të fundit

Tiranë/ Vdes 63-vjeçari Italian 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV