“Nuk ka virus që na shkatërron”/ Videoja e fëmijëve shqiptarë ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve

Një video e dy fëmijëve shqiptarë që këndojnë kundër koronavirusit po bën xhiron në mediat sociale.

Gerdi dhe Arla nga qyteti I Durrësit, janë motër e vlla dhe janë nipi e mbesa e gazetares Kozeta Kurti e cila dhe ka shpërndarë videon në ‘Facebook’ e saj personal. Nën tingujt e këngës së famshme ‘Mariachi’, fëmijët kanë përshtatur këngën e tyre kundër koronavirusit. “Nuk ka virus që na shkatërron”, thuhet në një frazë të këngës./Fjala.al