Nuk kishte hequr ende përparësen e bardhë, kur iu drejtua pianos së vendosur në hyrje të spitalit të provincës së Italisë, Varese.
Christian Mongiardi u ofroi pacientëve dhe kolegëve të tij një performancë të këngës “Don’t stop we now” nga grupi i njohur anglez “The Queen”, si për t’iu gjendur pranë me ëmbëlsinë e notave muzikore.
“E mendova si diçka të bukur, që mundëson ngritje morali tek të gjithë njerëzit që kanë të afërm dhe miq të shtruar me koronavirus”-u shpreh mjeku Mongiardi.
E teksa performanca e mjekut italian është bërë tashmë virale, risjellim në vëmendje se numri i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 10023, 889 më shumë në 24 orët e fundit.
https://www.facebook.com/asstsettelaghi/videos/1130030670673049/
Fjala.al