Kurti tregohet i prerë me Thaçin: Mos shkel Kushtetutën, shkojmë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Albin Kurtit i është përgjigjur presidentit Thaçi duke theksuar se s’mund të themelohet asnjë qeveri e re pa shkuar në zgjedhje të reja.

Duke bërë interpretimet e Kushtetutës së Kosovës, Kurti ka anashkaluar dy mundësitë që parashikon ligji themeltar për themelim të qeverisë.

Megjithatë, duke u bazuar në praktikat e mëparshme, Kurti ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbaheshin pasi të përfundojë koronavirusi.

“Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë”, ka shkruar Kurti, në një postim të gjatë në FB.

“Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”, ka shtuar ai.

Postimi i Kurtit:

Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në verzionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Sëkëndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes.

Presidenti i Republikës së Kosovës, në vend se të hutohet me nenin 95 te Kapitulli VI i Kushtetutës (Qeveria e Republikës së Kosovës), duhet të fokusohet në nenin 82 te Kapitulli IV (Kuvendi i Republikës së Kosovës). Njëherazi, togfjalëshat e tij kundërkushtetues të deklaruar publikisht si “qeveri e re” apo “kritere mbizotëruese” nuk ndriçojnë rrugën përpara. Përkundrazi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, nuk kemi garuar se kush do të bëhet kryetar komisioni parlamentar, shef grupi apo kryetar Kuvendi. Partitë kanë garuar me programe qeverisëse dhe me kandidatë për kryeministra. Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek ai. Porsa të mbarojë pandemia Covid-19 – të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë – ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike.

Lexo edhe :  Vetëvendosje, ende pa emrin e kandidatit për kryeparlamentar

Ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cënohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re.

Kjo do të jetë hera e tretë e situatës së njëjtë në Kosovën e pavarur: kishim mocione të suksesshme të mosbesimit edhe në vitet 2010 e 2017, pas të cilave Presidenti shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme. Për më tepër, në vitin 2017 ishte po ky President që është tani, dhe, në atë kohë, ai nuk kishte dilemë se cila ishte rruga e duhur pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues.

Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e qeverisë. Kaq. Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme. Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris.

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë.

Të fundit

“Jemi si sozi”-Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon Vullnet Sinaj: Nuk më lidh gjë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë...

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre politike për zgjedhjet e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e...

Lajme të tjera

Web TV